Ushtarak. Lindi në Shkodër. Mbante gradën kapiten. Bëri pjesë në radhët e Legalitetit gjatë monarkisë. I liruar nga detyra ushtarake prej pushtuesit, më 1945 ai i përgjigjet thirrjes së nacionalistëve për përmbushjen e një akti detyre, sesa bindjeje politike. Më 26 janar 1945, para Bashkisë, pas fjalimit të Shefqet Peçit para turmës, jepet urdhëri i pushkatimit ndaj 8 viktimave. Shaban Elezi është njëri ndër të pushkatuarit, urdhëruar nga Enver Hoxha duke nisur terrorin brenda qytetit të Shkodrës. I njohur si legalist besnik, kapitenin Shaban Elezi, e arrestuan dhe e sollën të lidhur nga Malësia e Madhe, ku e kishin kapur. U tha se mbas rrëzimit prej plumbave, ishte parë të tentonte të ngrihej edhe një herë. Më 27 korrik 1946, me vendim nr. 195, Komitetit Ekzekutiv i Prefekturës Shkodrës, «tue marrë parasysh vendimin nr. 26, dt. 28 8 1945, të Gjykatës Ushtarake të vendit, që mban ndëshkimin e tij edhe me konfiskimin e pasunisë, vendosi: sekuestrimin e gjithë pasunisë së tij të lujtëshme e të palujtëshme ku do që të gjindet dhe në dorën e kujtëdo qoftë».

Source: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 7, Fl. 109-110.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.