| Sherif Merdani | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Sherif Merdani |
| Fatherhood: | Qemal |
| Birthplace: | Korçë |
| Residence: | Korçë |
| Date of Birth: | 1940 |
| Trial | |
| Charges: | "Agjitacion e propagandë" |
| Sentencing: | 10 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 67 |
| Date of Decision: | 2/10/1973 |
| Court: | Gjykata e Rrethit të Librazhdit |
| Release Date: | 1989 |
| Sentencing | |
| Prison: | Burgu i Burrelit - ne vitin 1989 |
| Prison: | Burgu i Spaçit |
Djali i Qemal e Ylejme Merdanit, këngëtar, diplomat.Lindi në Korçë, në vitin 1940. Pas Festivalit XI në Radio-Televizion, si disa kolegë të tij, u arrestua dhe me vendim nr. 67, datë 2 tetor 1973, Gjykata e Rrethit të Librazhdit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Teksa po vuante dënimin në burgun e Spaçit, u ridënua me 10 vjet të tjera. U lirua në korrik 1989 pasi kish vuajtur për 16 vjet e një muaj në Spaç, Burrel e Qafë Bari. Gjatë vitet ‘90-të punoi si Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Romë dhe më vonë në Bukuresht. Pas katër vjet e gjysmë në Bukuresht, filloi punë në Drejtorinë e Kulturës pranë Ministrisë së Jashtme.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 291
