| Tefik Shehu | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Tefik Shehu |
| Fatherhood: | Hysen |
| Birthplace: | Gjakovë |
| Date of Birth: | 1912 |
| Profession: | ekonimist, jurist |
| Date of Death: | 26/2/1951 |
| Place Death: | Mënik, Tiranë |
| The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
| Circumstances of Death: | Hetuesi |
| Event included: | Bomba në Ambasadën Sovjetike |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 20/2/1951 |
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 26/2/1951 |
| Place of Execution: | Mënik, Tiranë |
Tefik Shehu, i lindur në Gjakovë më 1912. I diplomuar në Zagreb për Ekonomi, Financë dhe Drejtësi. Në vitin 1939 u vendos e punoi në Tiranë. Pas pushtimit të Shqipërisë u kthye në Gjakovë. Atje u arrestua nga serbët, por mundi të shpëtonte me ndihmën e nacionalistëve shqiptarë. Më 1945, u arrestua nga komunistët shqiptarë në Tiranë, por me ndihmën e avokatit Koço Dilo, shpëtoi nga pushkatimi. Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë, ngjarje që njihet si “Bomba në Ambasadën Sovjetike”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë i konsideronin një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë 39 vjeçarin Tefik Shehu. Pavarësisht nga mungesa e çdo prove të fajit, ai u arrestua dhe u dënua me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.
