Violeta Kodra Palushaj , lindi më 1942, në Dibër e Madhe. Vajza e Haki Kodrës. Më 1 mars 1951, u internua në Vlorë, së bashku nënën, motrën dhe vëllezërit. Deri më 1959, qëndruan në një “depo të ndyrë, që kishte vetëm një dritare të ngushtë me një zgarë hekuri”, së bashku me katër familje të tjera. Internimin e vazhduan në Otllak të Beratit, deri më 28 nëntor 1992, ku u strehuan në një depo plehu kimik, në një hapësirë 1.9 x 4 m.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 244
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.