Zeqir Koçi vinte nga një familje që përkrahte komunizmin. Xhaxhai i tij, Hasan Koçi ishte dëshmor, por Zeqiri kishte bindje të kundërta me komunistët. Në qytetin e tij, Durrës, ku ishte kryemekanik në uzinë, Zeqiri krijoi miqësi me Pjetër Arbnorin dhe Selim Sulejmanin dhe më pas u njohën me një grup djemsh nga Tirana, Urana Kalakulla, Tanush Kaso etj. Ata bënë plane për krijimin e një partie Social-Demokrate, Pjetri hartoi një program të kësaj partie pas bisedës me grupin e Tiranës, të cilin e shtypi Zeqir Koçi. Të ndjekur nga agjentë, që ishin vëllai dhe kushëriri i Zeqirit, ata u arrestuan dhe u dënuan. Gjykata e dënoi Zeqirin me 20 vjet burg.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.