Lindi në vitin 1909. U diplomua për mjekësi në Francë dhe kthehet në Shqipëri duke shërbyer në Çetën partizane të zonës Krujë-Ishëm dhe në Çetën e Pezës. Pas çlirimit të vendit emërohet drejtor i Spitalit Ushtarak të Tiranës, por arrestohet bashkë me deputetë të tjerë opozitarë, për akuzën krime kundër shtetit dhe se kishin lidhje me agjenturat e huaja për rrëzimin e pushtetit popullor. Procesi i njohur  si “Gjyqi i Deputeteve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”. Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni i I Nexhat Hyseni anëtar dhe Kapiteni i II-Mustafa Iljazi anëtar, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945, mes tyre edhe Enver Sazani. Ekzekutohet më 10 tetor 1947.

Source: Arkivi i Gjykatës dhe i Ministrisë së Brendshme.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.