Hatixhe Pipa, me mbiemrin e vajzërisë Lloshi, nga Shkodra, u martua me Mustafa Pipën, avokat i ardhur me banim në Shkodër. Ata patën një djalë, shkrimtarin e njohur, Arshi Pipa dhe 4 vajza, një nga të cilat ndërroi jetë nga tuberkulozi në spitalin e Tiranës, e vetme, ngaqë familja ndodhej në Durrës, ku i dëbonin nga një banesë në tjetrën. Ata nisën të përndiqeshin pasi ishte vrarë Myzaferi, djali i Mustafait nga martesa e parë në 1946-ën dhe ishte burgosur Arshiu. Më vonë, Arshiu botoi dorëshkrimet e motrës që kishte ndërruar jetë, Bedi Pipa, në përmbledhjen "Ditari intim".

Jetuan në kushte të mjerueshme duke kryer punë nga më të rëndomtat. Bashkëshorti i Hatixhes ndërroi jetë pasi vuante prej katër vitesh nga një frakturë, në kushte të vështira.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.