Lazër Radi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Lazër Radi |
Birthplace: | Prizren |
Profession: | Jurist, shkrimtar, përkthyes |
Date of Death: | 23/9/1998 |
Place Death: | Tiranë |
The Reason of Death: | Vdekje natyrore |
Circumstances of Death: | I Lire |
Trial | |
Charges: | "Armik i popullit", "kriminel lufte" |
Sentencing: | 30 vjet Prison |
Court: | Gjykata Speciale |
Lazer Radi lindi në 29 janar 1916 në qytetin e Prizrenit. Pas përndjekjes serbe jetoi në Shqipëri ku ndoqi shkollën e mesme në Shkodër, me anë të një burse të fituar. Botimet e tij të para u publikuan në gazetat si "Kombi", "Drita", "Diana". Ato zakonisht mbanin emrin e tij ose dhe pseudonimet si L.R, Lara, Lapredi, Ladi. Pas viteve 1940 botoi librin "Fashizmi dhe fryma shqiptare". Në vitin 1942 mori titullin Doktor Jurist.
Më 23 nëntor 1944 u arrestua nga partizanët. Gjykohet bashkë me intelektualë të tjerë në të ashtuquajturin Gjyqi Special ku u dënua me 30 vjet heqje lirie. Vuajti dënimin për rreth 10 vjet dhe pas daljes nga burgu nisi kalvarin e internimeve në kampe të ndryshme si Kuç, Shtyllas, Radostinë etj. Për një periudhë të gjatë kohe punoi si bujk, murator, marangoz etj. Në '82 etiketohet si "Intelektual borgjez dhe armik i popullit".
Pas shembjes së diktaturës publikoi artikuj të ndryshëm në gazetat e para të lira të vendit, botoi dhe përktheu. Ndër përkthimet e tij përmendim "Platoni, vepra", "Qytete fantazma" ndërkohë ndër veprat e tij përmendim studimin "I pari Gjyq Special në Shqipëri", vëllimin poetik "Anvaze të Sharrit" etj.
Lazer Radi ndërroi jetë në 23 shtator 1998 në Tiranë.
Dënimi i tij dhe disa të tjerëve, është një nga vendimet më qesharake të Gjykatës Speciale, sepse nuk e ka përcaktuar dot ç’lloj krimesh kishte kryer i akuzuari dhe e ka lënë evazive, ose "armik i popullit" ose "kriminel lufte". Shprehimisht vendimi thotë: “Për kriminelët e luftës ose armiqtë e popullit: Sokrat Dodbiba, Ethem Cara, Ndoc Naraçi, Anton Kozmaçi, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni,” gjykata i dënon me “nga 30 vjet burg e punë të detyrueshme.”