| Pjeter Pali | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Pjeter Pali |
| Fatherhood: | Prenush |
| Birthplace: | Hot |
| Residence: | Shkoder |
| Date of Death: | 2/12/1947 |
| Place Death: | Shkodër |
| The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
| Event included: | Kryengritja e Postribës, gjyqi i parë |
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
| Charges: | "Kanë përgatitur e kanë marrë pjesë në kryengritjen e Postribës" |
| Data Ekzekutimit: | 2/12/1947 |
| Place of Execution: | Shkodër |
Mësues, antikomunist. Lindi në Hot. U arrestua më 24 shtator të vitit 1946. Në gjyqi ushtarak të zhvilluar në Shkodër më 2 dhjetor 1947, bashkë me gjashtë persona të tjerë, u dënua me vdekje, me pushkatim, me akuzën se «kanë përgatitur e kanë marrë pjesë në kryengritjen e Postribës; një pjesë e tyre si Mustafa Jakupi, Gjelosh Vata dhe Gjon Leka kanë marrë pjesë në përpjekjen e 9 shtatorit me armë. Grupi i tyre, i kryesuar nga Pjetër Pali dhe Mustafa Jakupi, kanë vepruar në bashkëpunim me të aratisurit Gjelosh Luli dhe Murat Haxhia».
Source: Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 276.
