Llesh Marashi, drejtoi kryengritjen e Malsisё së Madhe, e quejtur ndryshe kryengritja e Koplikut. Ngjarja ka ndodhur eë vitin 1945. Kryngritja nisi me shpresë se do të masivizohej edhe në krahinat e tjera përreth, gja që nuk ndodhi dhe kryengritja dështoi. Lleshi me të vetët u detyruen të fshihëshin përsëri në malet e tyre, të ndjekur nga forca të shumta komuniste të derguara drejt nga Tirana, për t’i asgjesuar, nën komandën e Mehmet Shehut superkrimineli i dytë pas Enverit.

Shehu e Hoxha vendosën një shtetrrethim pesë ditor në Shkodër, ku u arrestue me mijëra vetë, dhe pati pushkatime të shumta pa gjyq.  Në këtë kohë Llesh Marashi me nipin e tij Rrok Kanti dhe kushrinin Pjetër Bajraktari, rrinin fshehur prej gati një vit e gjysmë në një shpellë, në një faqe të një mali shkambor. Furnizohëshin me ushqime nga njerëz shum besnikë që kut afrohëshi lëshonin za kafshës së pyllit. Shumë rallë dilte ndonjëherë i nipi, Rrok Kanti, për kontroll, një e ri i pashëm, i fuqishëm dhe shumë i zhdërvjelltë, që ishte shque në luftime kundër forcave komuniste.

Shpella ishte në një vend të fshehtë shumë të sigurtë, që as që mendohej se mund të zbulohej. Por me sa duket ndonjë spiun do të ketë vrejtë lëvizjet e njerëzve që çonin ushqime, sado që ato mundohëshi mos me ra në sy. Kur forcat e sigurimit e rrethuen vendin, komanndanti kishte kërkue dorëzimin e tyne, por në atë çast nipi i Lleshit, Rroku, ishte lëshue pas një shkambi e kishte fillue pushkën. Në të shtënat e para mbetën të plagosun dy ushtarakë e megjithëse Lleshi i thërriste nipit Rrok Kantit, që të pushonte zjarrin, ai nuk donte të ia dinte dhe vazhdonte me luftue me trimni të pashoqe. Por rrethimi sa vinte e shtrëngohej ma tepër dhe Rroku e pa se i kishin mbetë pak fishekë, atëhere mori vendimin e fundit, ma mirë me vra veten se sa me ra në dorë të komunistёve , kështu që e drejtoi revolverin drejt gjoksit e gjuejti. Ndërkaq komandanti i thirri Lleshi që të dorëzohëshin se nuk kishte tjetër rrugëdalje. Lleshi ishte përgjigjë, se po t’ishte për atë, ai nuk do t’ishte dorëzue kurrë, por mendonte per jetën e nipit edhe te kushrinit, pra të Rrokut e të Pjetrit. Në qoftë se ai i garantonte jetën e tyne atëhere ai do të dorëzohej. u dorëzuan dhe Llesh Marashi u mbajt në hetuesi për disa muaj në përpjekje për ta bërë për vete komunistët, ai refuzoi dhe në verën e vitit 1946 u ekzekutua në mesin e Shkodrës.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Luigj Dushaj: Si më pushkatuan babain, pse ishte kundër komunizmit

Në 19 korrik 1946, gazeta “Bashkimi” e asaj kohe shpall vendimin e gjyqit të Shkodres Lexo më shumë

blank

Llesh Marashi, majori që udhëhoqi kryengritjen antikomuniste të Koplikut

U arrestua në vitin 1945, pas një viti hetuesi, nuk u dorëzua nga presioni dhe Lexo më shumë

blank

Sot 73 vjet nga kryengritja e parë antikomuniste në Kelmend

Si u thye qëndresa e luftëtarëve antikomunistë të udhëhequr nga Prenk Cali në  Kelmend dhe Malësinë e Madhe, Lexo më shumë