Llesh Marashi, majori që udhëhoqi kryengritjen antikomuniste të Koplikut

0
882
blank

U arrestua në vitin 1945, pas një viti hetuesi, nuk u dorëzua nga presioni dhe ofertat e xhelatëve për t'iu bashkuar projektit gjakatar për vrasjen masive të antikomunistëve. U var në litar në vitin 1946 në mes të qytetit të Shkodrës

Një rëfim nga burgu i Valentin Pervizit, na sjell ditët e fundit të major Llesh Marashit, nëpër korridoret e errëta të hetuesisë komuniste. Llesh Marashi, ishte majori i famshëm që udhëhoqi kryengritjen kundër komunistëve në Koplik në vitin 1945. Ai bëri rezistencë disa mujore kundër komunistëve dhe u arrestua pas shumë përpjekjesh ku ishte fshehur në një shpellë në malet e Kelmendit. Më pas xhelatët komuniste u përpoqën ta bëjnë për vete me qëllim për ta përdorur për vrasjen e të gjtihë atyre malësorëve që ishin mundër regjimit komunist në vitet e para të diktaturës. Llesh Marashi refuzoi çdo ofertë që vinte nga diktatori  dhe më pas diktatori urdhëroi varjen e tij në litar në mes të qytetit të Shkodrës në vitin 1946.

***

Në një pasdite tё javёs fundit tё janarit ndërsa të gjithë ishin të shtrimë duke u marrë me mendimet e tyne, nga jashtë erdhi nji zhurmë ërashe britmash, që hynte nga dritarja e vogël nalt mbi faqen e murit. Valentini vendosi me pa e duke hypë me kambë mbi kurrizin e një shokut mundi me dallue një turmë të madhe, ma shumë ish partizanë e partizane, që vinin rrugës me shumë popull mbrapa, duke shoqnue dy njerëz të lidhun, të mëdhej e mjekrrosha , sigurisht malësorë të arratisun të malit që i kishin kapë. Ato dallohëshin mbi gjithë të tjerët për nga shtatnaltësia, dhe ishin të ruejtun nga njerëz të sigurimit të armatosun deri në dhambë. Sigurisht do t’ishin njerëz të randësishëm, për deri sa ishte grumbulle gjithë ai popull rreth tyne, duke britë e sha, e duke i thur lavde partisë, qeverisë e diktatorit. Rruga bante kthesë dhe turma mori drejtim andej dhe u zhduk. Valentini zbriti. Kush do t’ishin ato të dy malësorë e si me e marrë vesh?

Për mos me ra në sy të spiunëve, Valentini porositi nje nga shokët e tjerë të pyeste kushrinin e Remzisë, që bante shërbim aty. Morën vesh se ishte fjala për major Llesh Marashin dhe një t’afërt të tij, që i kishin kapë atë mëngjes pas një luftimi të shkurtën afër Koplikut.

Llesh Marashi, siç dihet ishte ai që andej nga mesi i shtatorit 1945, kryesoj kryengritjen malsisё Madh e quejtun e Koplikut, 7 km larg nga Shkodra, me qëllim pastaj me i ra Shkodrës. Me shpresë se do të çohëshin edhe krahinat e tjera përreth , gja që nuk ndodhi dhe kryengritja dështoi. Lleshi me të vetët u detyruen të fshihëshin përsëri në malet e tyne, të ndjekun nga forca të shumta komuniste të dergueme drejt nga Tirana, për t’i asgjesue, nën komandën e Mehmet Shehut superkrimineli i dytë pas Enverit.

Siç e kemi thanë ai vendosi një shtetrrethim pesë ditor në Shkodër, ku u arrestue me mija vetë, dhe pati pushkatime të shumta pa gjyq. Valentini vetë e kishte shpӫtue pothuej kot, sepse mund ta kishin eliminue ndonjӫ sekretar bgrigate apo thjesht njӫ partisan pa urdhӫn e dijeni tӫ askujt as tӫ vete Mehmet Shehut.

Ma vonë ata morën vesh se Llesh Marashi me nipin Rrok Kanti dhe kushrinin Pjetër Bajraktari, që rrinin fshehun prej gati një vit e gjysmë në një shpellë, në një faqe të një mali shkambor mjaft e zorshme me u diktue  dhe arrit. Furnizohëshin me ushqime nga njerëz shum besnikë që kut afrohëshi lëshonin za kafshës së pyllit. Shumë rallë dilte ndonjëherë i nipi, Rrok Kanti, për kontroll, një e ri i pashëm, i fuqishëm dhe shumë i zhdërvjelltë, që ishte shque në luftime kundër forcave komuniste.

Shpella ishte në një vend të fshehtë shumë të sigurtë, që as që mendohej se mund të zbulohej. Por me sa duket ndonjë spiun do të ketë vrejtë lëvizjet e njerëzve që çonin ushqime, sado që ato mundohëshi mos me ra në sy. Kur forcat e sigurimit e rrethuen vendin, komanndanti kishte kërkue dorëzimin e tyne, por në atë çast nipi i Lleshit, Rroku, ishte lëshue pas një shkambi e kishte fillue pushkën. Në të shtënat e para mbetën të plagosun dy ushtarakë e megjithëse Lleshi i thërriste nipit Rrok Kantit, që të pushonte zjarrin, ai nuk donte të ia dinte dhe vazhdonte me luftue me trimni të pashoqe. Por rrethimi sa vinte e shtrëngohej ma tepër, dhe Rroku e pa se i kishin mbetë pak fishekë, atëhere mori vendimin e fundit, ma mirë me vra veten se sa me ra në dorë të komunistёve , kështu që e drejtoi revolverin drejt gjoksit e gjuejti. Ndërkaq komandanti i thirri Lleshi që të dorëzohëshin se nuk kishte tjetër rrugëdalje. Lleshi ishte përgjigjë, se po t’ishte për atë, ai nuk do t’ishte dorëzue kurrë, por mendonte per jetën e nipit edhe te kushrinit, pra të Rrokut e të Pjetrit. Në qoftë se ai i garantonte jetën e tyne atëhere ai do të dorëzohej.

Në këtë rast Lleshi nuk dinte asgja për Rrokun, qё ishte vetvra. Komandanti pasi ishte konsultue me komisarin u përgjigj që e pranonin atë kusht. Kështu Llleh Marashi e Pjetër Bajraktari u dorëzuen dhe i sollën në Shkodër. Veç atёherё Llesh e mori vesh se Rroku ishte vra (gjoja), dhe ishte pendue pёr dorёzimin. Rrokun e gjetën të shtrim, me një plagë të madh në gjoks e shum humbje gjaku, dhe e kujtuen të vdekun. Por komandanti ishte afrue dhe kishte vrejtë se ai ishte akoma gjallë, prandaj kishte dhanë urdhën që të përgatisnin me do druj një far lese për ta ulë deri në një vend ku vinte makina. Kështu u veprue dhe Rrokun e mori një makinë dhe e çoj në spitalin e Shkodrës ku e operuen urgjentish duke e shpëtue nga vdekja.

Pasi u shërue, Rrokun e morën në hetuesi për me nxierrë nga ai informata të nevojshme, veçanërsint për axhën, por më kot ai nuk pranoi kurrë n’e kurrës, duke përballue edhe metodat e torturave.

Pёr tё pёrmbuashё kёtё ngjarje, Lesh Marashin e mbajtёn njё kohё tё gjatё nё qelitё e burgjёve, pothuej njё vit, ashtu tё izoluem. Por me sa dihet nuk asht turturue. Mendohёt se se donin ta thyenin e ta banin pёr vete, duke i premtue edhe ndonjё post me randesi. Kjo, thuhёj se si me anё tё tij, regjimi komujnsit do ta kishte tё lehtё tё asgjёsonte tё gjithё tё arratisunit e veriut e kryesisht ata me peshё e influencё nё popull, si Mark Gjomarku, Prenk Pervizi, Muharrem Bajraktari, e tё tjerё. Sigurisht se Llesh Marashi u tregue i pamposhtun. Atё e ekzekutuen me varje mids Shkodrёs me 1946.

Të burgosunit nuk ia falnin aktin e dorëzimit. Një figurë si ai dhe përmatepër ushtarak , se Llesh Marashi s’duhët të ishte dorëzue gjallë, në dorë të partizanëve leckamanë. Marrë nga libri “Odisea i pafajësisë” me autor Lekë Pervizi.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here