Filip Nashi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Filip Nashi |
Fatherhood: | Apostol |
Birthplace: | Sheper, Zagori |
Date of Birth: | 9/1/1923 |
Date of Death: | 1995 |
Circumstances of Death: | I Lire |
Trial | |
Date of Arrest: | 25/03/1975 |
Sentencing: | 25 vjet Prison |
Judgment: | Nr.13 |
Date of Decision: | 17/6/1976 |
Sentencing | |
Prison: | Burgu i Burrelit - nga viti 1976 ne vitin 1986 |
Filip (Lipe) Apostol Nashi, lindi në Sheper të Zagorisë Gjirokastër, më 9.01.1923. Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes, për nevoje ekonomike u largua nga fshati për të punuar si çirak në Gjirokastër, ku dhe kreu arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1942 u lidh me Lëvizjen Nacional Çlirimtare. Ishtë pjesë e Brigades XII sulmuese. Në përfundim të luftës arrin graden e Z/ Komisar batalioni. Në vitin 1951 gradën e kapitenit të parë. Lirohet nga ushtria dhe emërohet në aparatin e Komitetit Qendror Tiranë. Në vitin 1952 drejton partinë në sektorin e naftës Kuçovë (Qytet Stalin). Në vitin 1953 dërgohet në B.S (Bashkimi Sovjetik) për studime të larta në shkollën “V,J, Lenin “të cilën e mbaron me rezultate të shkëlqyera (të gjitha lëndët shkruhen në diplomë atlicno). Në vitin 1957 dërgohet në Baku të B.S një vit për specializim në sektorin e naftës. Kështu i kompletuar me arsimin përkatës vjen për të drejtuar sektorin e naftës në Kuçovë, viti 1958. Në vitet 1965-1975 drejton Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës, ku arrin edhe rezultatet rekorde të nxjerrjes edhe prodhimit të naftës 2.4 milion ton në vit.
Për merita të luftës edhe të punës Filip(Lipe)Nashi është dekoruar: 1. Medalja e kujtimit Nr 585 dt.14.11.1945 2. Medalja e çlirimit Nr 1588 dt.08.01.1946 3. Medalja e trimërisë Nr 2477 dt. 07.07.1947 4. Urdhëri i trimërisë Nr 2163 dt 08.11.1955 5. Urdheri i punës Kl. II Nr 2026 dt. 05.04.1955 6. Urdhëri i punës Kl. I Nr 3611 dt. 14.12.1962 7. Flamuri i kuq i punës Kl. II Nr 5026 dt. 09.01.1973 8. Titulli Heroi i punës Socialiste Kl. II nr 5213 dt 21.11.1974 Me 25.02.1975 me vendim të Byrosë Politike pezullohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Naftës dhe Gazit. Në 25 mars 1975 arrestohet në Pleniumin e Patosit. Nga dt. 11 deri ne 17.06.1976 zhvillohet gjyqi në Gjykatën e Lartë me dyer të mbyllura e grupit të naftës me kryetar grupi Filip (Lipe) Apostol Nashi. Anëtarë të grupit armiqësor të naftës janë. Beqir Alia, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Protoko Murati, Jani Konomi, Nuredin Skrapari, të cilët u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e sabotimit, agjitacion propagandës dhe shperdorimit të detyrës. Lipe Nashi u dënua me 25 vite për sabotim, 10 vite për agjitacion propagandë dhe 7 vite për shpërdorim detyre, përfundimisht, 25 vjet heqje lirie, humbjen të drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe
heqjen e të gjithë titujve e dekoratave. Në vitin 1986 arrestohet në Burgun e Burrelit ku vuante dënimin dhe sillet në qelitë e Fierit. Ishte koha kur ishte zbuluar grupi tjetër i naftës me në krye Petraq Xhaçkën, Enriko Veijitin etj. Ne vitin 1991 lirohet nga burgu si rezultat i presionit popullor për lirimin e të burgosurve Politikë. Në vitin 1995 vdes nga infrakti miokardial.