Urdhri i ekzekutimit/ 41 vjet më parë, të dielën e 17 korrikut ‘77 u pushkatuan Genc Leka dhe Vilson Blloshmi

1
1583
blank

41 vjet më parë,të dielën e 17 korrikut 1977, në vendin me diktaturën më të egër në europë do të pushkatoheshin dy poetë, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.  Nëse do të ishin gjallë sot, Genc Leka do të ishte 77 vjeç, ndërsa Vilson Blloshmi 70 vjeç. Letërsia shqipe do të kishte dy poetë të kulluar,  ndërsa shoqëria shqiptare dy intelektualë me ide perëndimore e largpamës.

Por ata kishin “mëkatuar”, sepse kishin guxuar të shkruanin poezi, ku regjimi nuk dihet se ç’rrezik dallonte mes rreshtash.

Genc Leka dhe Vilson Blloshmi  bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë e gjykatës.

-Genc Leka (1941-1977), ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim të organeve të Sigurimit të Shtetit. U arrestua më 31.8.1976.
-Vilson Blloshmi (1948-1977), ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. Raportimet e para për të nga Sigurimi janë nga viti 1966, ndërsa ndjekja aktive është nga viti 1970. U arrestua më 5.8.1976.

Çështja e trajtimit të tyre në një proces agjenturialo-operativ të centralizuar nis në maj 1975. Regjimi kërkoi të lidhte gjoja “sabotimet” në kooperativë me një grup “armiqsh”  nga familje kulakësh, në krye të të cilëve qëndronin intelektualë si poetët Blloshmi e Leka. Për këtë arsye u nxorën në gjykim 8 të pandehur, një pjesë e të cilëve u përdorën për të dënuar të ekzekutuarit (formulë e njohur kjo e proceseve komuniste).

Vëllai i Vilsonit,  Bedri Blloshmi u arrestua më 3.4.1976. Pas një hetuesie të gjatë e barbare, gjyqi ndaj tyre në kinemanë e Librazhdit ishte një demonstrim i urrejtjes klasore, një triumf i ligësisë ndaj të drejtës e moralit njerëzor.

Për vite me radhë këtë çështje e ka zbardhur me përkushtim të veçantë, Bedri Blloshmi (i dënuari i tretë i këtij procesi), vëllai i Vilsonit, i cili arriti të zbulojë vendpushkatimin e tyre, si dhe të grumbullojë një dokumentacion të bollshëm, një pjesë të së cilit e ka botuar.

Procesi ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977. Me vendimin nr.45, datë 13.6.1977 Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje, pushkatim dhe Bedri Blloshmin me 25 vjet burgim.

U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.202, datë 2.7.1977. Më 16.7.1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas, ministri i Punëve të Brendshme nxjerr urdhërekzekutimin, i cili realizohet më 17.7.1977.

Ky është urdhri për ekzekutimin e Genc Lekës  dhe Vilson Blloshmit, firmosur nga Kadri Hazbiu me 16 korrik 1977.

blank

Vetëm një ditë pas këtij urdhëri, si sot 41 vjet më parë,  dy poetët nga Librazhdi do të pushkatoheshin. Nga kërkimet e bëra, nuk është arritur të gjendet procesverbali i fjalës së fundit të poetëve.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

1 COMMENT

  1. kadri asbiu........
    si qen vdiq edhe ky si gjith te tjeret hengren njeri tjetrin ...e gjat perplasjesh thundrash ,kacavjerje mberthyer briresh zbythur ne tallash karrikesh e ne pellitje gomeresh !! ne shqiperi nuk kish me gjelberim ..lulet ishin zhdukur disa degata me par..poetet vazhdonin te perpeliteshin deri sa .... dhe vazhdon.
    sa keq

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here