1955, regjimi komunist, mbyll në burgje e kampe 80 mijë burra gra e fëmijë

0
182

Raporti i qeverisë amerikane, ku analizohet shfrytëzimi i të dënuarve politikë me burg e internim në Shqipërinë e regjimit të Enver Hoxhës...

Puna e detyrueshme u përdor në masë në Shqipëri që kur regjimi  komunist hipi në fuqi në Nëndor 1944. Që nga ajo kohë u botuan një numur ligjesh dhe vendimesh të cilat legalizonin punën me përdhunë, dhe Kodi Penal Shqiptar i adoptuar në Maj 1952, bazuar në Kodin Penal Sovjetik bënte parashikime me mjeshtëri për “punë korektonjëse” dhe internimet e qytetarëve në kampe përqendrimi dhe pune. Kjo masë prekte madje edhe fëmijët që kishin mbushur moshën 12 vjeç.

Një raport i  qeveris Raporti i qeverisë amerikane m Raporti i qeverisë amerikane i vitit 1955 e e analizonte me shqetësim këtë gjendje të paprecedentë të shrytëzimit të të dënuarve por edhe njerëzve të lirë në Shqipëri. Gjatë 10 viteve të para të regjimit, në Shqipëri ishin ngritur rreth 40 burgje politike dhe kampe përqendrimi.Sipas këtij raporti  në këto burgje e kampe përqëndrimi ishin izoluar rreth 80.000 burra, gra dhe fëmijë nga të cilët 16.000 kishin humbur jetën.

“Ka të dhëna se nja 10.000 persona po shërbejnë në burgjet politike dhe veç këtyre 10.000 deri 15.000 janë në kampe  përqendrimi”, shkruhet në këtë raport të vitit 1955. “Veç atyre të dënuar me punë, ka një numur të math njerëzish në Shqipëri, sidomos të rinj, të cilët janë të detyruar të bëjnë punë “Vullnetare” (aktualisht me detyrim)”, thuhet më tej në raport, ndërsa theksohet se gati gjithë projektet industriale dhe ndërtimet rugore e hekur-udhore ndërmarrë nga regjimi  komunist që më 1944 ishin ndërtuar me të dënuar me punë të detyruar dhe me “Vullnetarë”.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here