Të huajt e burgosur në Shqipëri, Kadri Hazbiu: Jepuni 5 gramë cigare në ditë

0
284
blank

Dieta ushqimore e të burgosurve dhe kostot e tjera të jetesës së tyre, në burgjet komuniste shqiptare, ishin shpesh objekt diskutimesh në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe këshillin e Ministrave. Nevojat e tyre për mbijetesë shiheshin nga shteti shqiptar si barrë ekonomike, për të cilën duheshin gjetur mënyrat për ta përballuar. Kjo, sidomos për shtresën e të burgosurve të cilët nuk punonin. Ata kishin normat më të ulëta të ushqimit dhe të mjeteve të higjenës. Për ta, duhet të mendonin dhe sakrifikonin të afërmit, për t’i mbajtur me ushqime, vëshmbathje, etj.

Por, mes të burgosurve që nuk punonin, ishte edhe një kategori të cilët nuk merrnin asnjë ndihmë nga familjet. Pjesa dërrmuese e tyre ishin të burgosurit me shtetësi të huaj.

Ata ishin bërë objekt diskutimi, pas një propozimi të Ministrisë së Brendshme dërguar Këshillit të Ministrave, në vitin 1958, për t’u dhënë atyre 5 gram cigare duhan në ditë. Propozimi bëhej nga Kadri Hazbiu, i cili argumentonte se kjo kategori të burgosurish nuk kishin familjarë, të cilët mund t'i ndihmonin dhe propozonte që këtë sasi duhani, rreth 55 kg në vit, me një kosto 33 mijë lekë, t'ua siguronte vetë Ministria e Brendshme. Propozimi i dërgohej Këshillit të Ministrave për miratim dhe nga korrespodenca, del se kërkesa kishte gjetur zbatim. Më poshtë, i sjellim të plota në “en.kujto.al”, dy dokumentet që flasin për këtë temë.

Dokumenti i parë

Republika Popullore e Shqipërisë

Ministria e Punëve të brendshme

Drejtoria ekonomike

Dega e ushqimit

Nr.18 prot.

Sekret

Ekzemplar nr.1

Tiranë më 8.1.1958

Landa: Mbi furnizimin me 5 gramë cingare në ditë  të burgosurit me shtetësi të huaj, që nuk punojnë.

Kryeministrisë

Tiranë

Meqenëse të burgosurit me shtetësi të huaj që nuk punojnë  nuk kanë njeri  të tyren në Shqipëri për t’i ndihmuar, ky dikaster mendon dhe propozon që t’aprovohet furnizimi i tyre me nga 5 (pesë) gramë cingare të kualiteitt të III-të ën ditë.

Këtë të drjetë ta përfitojnë vetëm ata  që e pijnë duhanin.

Efekti vjetor i shpenzimit do t ëjetë vetëm 55 kg. cingare, baraz me 33.000 lek, shpenzim, i cili përballohet nga kontigjentet e aprovuara për këtë dikaster në planin e vitit 1958.

Ngjitur ju paraqesim  projekt-vendimin përkatës.

Mundësisht përfundimi të na njoftohet.

Ministria e Punëve të Brendshme

Gjeneral-Lejtnant

Kadri Hazbiu

(Firma)

Dokumenti i dytë

Këshilli i MInistrave

Vendim

Nr… Datë…

Këshilli I ministrave të Repub;likës Popullore të shqipëriusë, në mbledhjen e tij të datës …, me propozimin e Ministrisë P.të Brendshmë,

Vendosi:

  • – të burgosurit me shtetësi të huaj, që nuk punojnë dhe që pijnë duhan, të furnozphen , me nga 5 (pesë) gram cingare të kualiteitt  III-të në ditët./
  • – Ky shpenzim, për vititn 1958 të përballohet nga kontigjentet e aprovuara për Ministrinë e P.brendshme
  • – me zbatimin e ëktij vendimi ngarkohet Minsitria e Punëve të brendshme./
  • Ky vendim të hyjë në fuqi me një herë.

Kryetar i këshillit të Minsitrave

Mehmet Shehu

Sekretar i përgjithshëm

Spiro  Rusha

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here