Pas shkrimit të Edmond Cajas, komandantit në burgun e Qafë-Barit, ku ai hedh poshtë akuzat e disa ish-të burgosurve për torturat dhe vrasjet e shkaktuara prej tij, në këtë burg, gjatë viteve të diktaturës, reagon Urim Gjata, i cili e quan Cajan vrasës, duke konfirmuar akuzat e bëra ndaj tij në media.
Urim Gjata, ndryshe nga dëshmitarët e tjerë që akuzojnë Cajan, nuk është një ish-i dënuar, por një ish-punonjës policie në Pukë, në kohën kur Caja ka qenë komandant në burgun famëkeq të kësaj zone, në Qafë-Bar. Ai dëshmon që Caja është përgjegjës për disa krime, duke u treguar i gatshëm të ballafaqohet në gjyq me ish-komandantin, i cili prej 27 vitesh jeton në Gjermani dhe nuk është përballur asnjëherë me drejtësinë, megjithëse përmendet shpesh në dëshmitë e të dënuarëve për tortura dhe krime të rënda. Me një përgjigje publike, ku përsërit si refren thirrjen “Edmond Caja, je vrasës”, Urim Gjata përmend disa nga torturat e shkaktuara nga Caja dhe kolegu i tij, Ludovik Cali, të shoqëruara me të dhëna konkrete për kohën dhe vendin kur kanë ndodhur.
Më poshtë, po publikojmë të plotë postimin e Urim Gjatës në faqen e tij në Facebook:
''EDMOND CAJA, JE VRASËS.
Meqënëse gazeta Dita, e cila dikur publikonte shkrimet e mia për kontrabandën në dogana... sot nuk më mundëson komentin dhe përgjigjen, detyrohem t’i përgjigjem këtu kësaj mediaje dhe këtij bastardi me plot kuptimin e fjalës.
Unë po ju akuzoj hapur, jo si ish-i dënuar politik, por sepse kam qenë punonjës i policisë në Pukë nga viti 1983. Kam qenë dhe në kohën e revoltës së Qafë Barit...
Ti e ke thyer në mes, duke e vendosur në një stol Sokolin, të dënuarin nga Shkodra.
Mos u mundo të mashtrosh, mos u mundo të fshihesh si gjarpri nën gur.
Ti bashkë me Ludovik Calin jeni vrasës. Në kodra, mbi banesat (zyrat tuaja) ka pasur varre të atyre të dënuarve që vdisnin në galeritë apo nga torturat tuaja, me urdhrin tënd, trupa që nuk ia kthenit familjes, por i varrosnit natën edhe pa ”arkemorti”.
Policët e burgut detyronin të dënuarit të realizonin supernorma, përndryshe ose do i rikthenin përsëri në galeri, ose mbi trupin e tyre, gardianët e tu do thyenin drutë, duke iu thyer pjesë të trupit dhe a e di ku???? Te ajo kasollja pranë tranverbangur që nxirrnit vagonët e skorjes.
Të dënuarve mbas kthimit nga puna dhe dusheve me ujë të ftohtë, në mes të dimrit, iu bënit kontrollin trupor duke i zhveshur pisk e lakuriq... A e di ku?
Te ajo disheza me tela me gjemba anash dhe lart, ku i mbanit dy orë lakuriq në rresht, duke i kontrolluar dhe super kontrolluar.
Miku yt personal Pashku i Zi. Polici bastardi i zi që u thyente të dënuarve që nuk kishin realizuar normën konduret e drurit mbi trup.
Edmond Caja je vrasës.
Unë që të akuzoj do të të vij ballë për ballë në gjyq.
As kam qenë i dënuar dhe nuk kam lidhje me ata ish-të dënuar, kam qenë punonjës policie.
Unë kam parë me sytë e mi torturat tuaja... të tuat personalisht dhe Ludovik Calit, ndaj atyre viktimave gjysmë-kufoma.
Ju kujtohet kur vajtët me urgjencë nga Tirana në Qafë-Bar mbas arratisjes spektakolare të inxhinierit mekanik nga oborri i kampit!?
Ju kujtohet çfarë i bëtë mbasi e kapët të ngrirë në mes të maleve, si i kërcente me çizmet ushtarake mbi gjoks Ludovik Cali????
Vërtet ti kishe dhe rrjetin tënd të spiunëve si policë, punonjës civilë, por dhe të dënuar (këta të fundit ishin ish-hajdutë ordinerë të rekurtuar nga sigurimi i shtetit dhe të futur mes intelektualëve, viktima të diktaturës), të dënuarve të ndërgjegjes.
Ti kishe bashkëpunëtorë dhe ish-oficerët e MB apo Ministrisë së Rendit të (dënuar për imoralitet apo vjedhje) dhe që i kishit sjellë në Qafë-Bari...por ti kurrë nuk arrite të thyeje të dënuarit e vërtetë të ndërgjegjes.
Edmon Caja je vrasës.
Unë të akuzoj hapur dhe ballas si ish-punonjës policie, ty dhe zëvendësin tënd, Ludovik Cali (një tjetër kriminel ky) që të zëvendësoi ty kur u bëre shef i madh i luftës kundër armiqve të klasës. Në kampin e Qafë-Barit, në regjim ju punësonit (caktonit) policët kriminelë dhe spiunë, në brigadat e punës po ashtu.
A ju kujtohet kur policët tuaj vidhnin ushqimet apo sendet personale të të dënuarve kur u bënin kontroll në magazinë?
A ju kujtohet kur i linit familjarët të prisnin takimet jashtë në dëborë deri në 24 orë????? mbasi vinin sipër kamionëve 20 e ca km larg Fushë-Arrësit, mes maleve të Tucit.
Besoj ju kujtohet ku dhe si u vra ai polici nga Berati (Maksi) në galeri (kur u këput kavo e vagonave). Sa të dënuar dhunuat duke iu thyer dhe pjesë trupore për budallallëkun e një polici dhunues dhe kriminel ndaj të dënuarve.
Edmond Caja je vrasës.
Ju kujtohet besoj i dënuari nga Pogradeci, Anastas Dhami, që ju i shkulët mustaqet me pinca mbas revoltës.
Mashtro, akuzo dhe fshihu sa te duash, dita jote para drejtësise po afron, aty do takohemi ballë për ballë. Ndoshta ju kujtohem edhe si fytyrë, por dhe po nuk ju kujtova, jua kujton bashkëpunëtori juaj, Ludovik Cali.
Ju sot akuzoni dhe kërcënoni viktimat tuaja duke iu vendosur dhe pseudonime, por harroni që ato pseudonime dhe pa dëshirën e tyre ua vendosnit ju, ju bastardë duke filluar nga spiunët 1200, operativi i sigurimit, hetuesit, gjyqet famëkeqe, dënimet deri te ju ”mikpritësit” që i kthenit ata burra, ata intelektualë, në kufoma.
Nuk besoj se dikush do arrijë të shkruajë krimet tuaja... të tuat dhe të Ludovik Calit, ndaj atyre intelektualëve që fati i zi i solli në dorën tuaj.
Mos u mërzit në gjyq do takohemi.
Qenkërke marrë me mua, më thua hajdut (hahaha), po pse nuk më kujton kohën kur të dy ishim në Pukë, pavarësisht vendeve, kur ti bastard ishe kriminel në kampin famoz të Qafë Barit. Kujtohu, kujtohu një herë. Në do më tepër info, pyet zëvendësin tënd, Ludovikun dhe ai një kriminel si ty, i larguar në Kanada.
Koha po vjen.
Klithmat e të dhunuarëve dhe të të vrarëve kërkojnë shpagim, familjarët kërkojnë kockat, populli kërkon drejtësi. Dita po vjen sado të fshihesh si gjarpri nën gur.
Edmond Caja je vrasës.
Nëse unë gënjej, të gjitha këto që po shkruaj këtu, mbaji si kundër-akuza ndaj meje.
Meqënëse gazeta Dita, e cila dikur publikonte shkrimet e mia për kondrabandën në dogana... sot nuk më mundëson komentin dhe detyrohem t'i përgjigjem këtu kësaj media dhe këtij bastardi me plot kuptimin e fjalës.
EDMOND CAJA JE VRASËS.''/en.kujto.al
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.
Pse s,doli ndoneri t,ja thyje kockat ktyre mostrave sigurimsa qe sot jane qytetare gjerman. A s,ka inat ky popull kto te aferm te ktyre viktimave!