Dokumenti i 1946-ës/ Vrasja e 39 kundërshtarëve politikë në Veri

0
350
blank

Një dokument që provon vrasjen e 39 malësorëve në Veri të Shqipërisë, të shpallur kundërshtarë politikë të komunistëve

Komanda e Qarkut Shkodër, në një letër që i dërgonte Komandës së Divizionit të Mbrojtjes së Popullit në Tiranë, raportonte për 39 të vrarë që ishin ekzekutuar nga forcat komuniste, nga prilli në tetor, të vitit 1946. Ky dokument nuk jep asnjë arsye të vrasjes së tyre, përveç vërejtjes si kriminelë politikë. Bëhet fjalë për persona që i kishin shpallur rezistencë regjimit komunist, por edhe për ata që thjesht ndihmonin të arratisurit. Edhe pse disa prej tyre ishin dorëzuar dhe lënë të lirë, ishin kapur sërish dhe ekzekutuar, me argumentin që vazhdonin t’u jepnin informata të arratisurve dhe pasi ishin kapur, kishin tentuar të shpëtonin, siç thuhet në dokumentin që sqaron vrasjen e Mirash Noshit në Prekal, i fundit në këtë listë me 39 viktima.

Lista e të vrarëve shoqërohet me një letër tjetër që flet për raportimin e viktimave, të të kapurve rob dhe të të dorëzuarve.

USHTRIJA KOMBETARE SHQIPTARE

DIVIZIONI I MBROJTJES POPULLIT

KOMANDA E QARKUT M.P.

SHKODËR

Shkodër më 7 /XI /1946

KOMANDËS DIVIZIONIT MBRO. POPULLIT

TIRANË

Gjegje shkresës Nr.A5-152 /4

Ngjitur ju përcjellim listën emnore të Kriminelvet të Vrarë, të kapur Ropë (të gjallë) nga Forcat e këtij Qarku. Si dhe të atyre të dorëzuarë, kërkuarë me urdhërin e sipërm.-

Mbri secilit emër është shënuar data e vrasjes për të vrarët, dat e kapjes për të kapurit dhe dat e dorëzimit për të dorëzuarit.-

Listat janë të veçanta për çdo kategori.-

KOMISARI POLITIK                                                                          

KOMANDANT I QARKUT M.P.

KAPITEN                                                                                            MAJOR

Maman Saliu                                                                                    Mihallaq Ziçishti

 

Në dokumentin tjetër të firmosur nga të njëjtët persona, i cili paraqitet në hyrje të shkrimit, paraqiten 39 emrat e personave të vrarë, fshati i tyre i origjinës, data e ekzekutimit dhe akuza. Datat e ekzekutimit përfshijnë periudhën nga prilli në tetor të vitit 1946 dhe akuza për të gjithë është ''kriminel politik''.

LISTA E KRIMINELËVE TË VRARË GJATË PËRPJEKJEVE:

Në këtë dokument bën pjesë dhe Zef Prela, i cili kur është dëguar shkresa, ishte ende gjallë. Ai u kap, iu nënshtrua torturave të hetuesisë dhe u dënua me pushkatim me vendim gjyqi. U ekzekutua në vitin 1948.

Gjithashtu, Jup Kazazi, mendohet që, kur është rrethuar nga forcat e ndjekjes, ka vrarë veten që të mos ekzekutohej nga komunistët.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here