Gjyqet popullore dhe dhuna e “masave punonjëse” ndaj njerëzve të pafafjshëm të akuzuar për agjitacion e propagandë
Një shfaqje brutale e sjelljes së "masave të gjëra punonjëse" në një gjyqin politik në Kukës, sjell në vëmëndje dhunën e pashëmbullt të diktaturës komuniste ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Është rasti i “grupit armiqsor” të Kukësit, dhe gjyqi i zhvilluar ndaj tyre. Janë rreth 11 kuksianë që akuzohen për zgjitacione propagandë kundër regjimit komunist dhe përpjekje për të organizuar kryengritje për rrëzimine pushtetit popullor. Në fotografi shfaqen “masat punonjëse” që tërheqin zvarrë prej rrobave Raif Elezin, njëri prej të dënuarve të këtij grupi. Një buletin sekret i ish-kryetarit të Degës së V të Sigurimit të Shtetit, informon udhëheqjen e lartë të PPSH dhe personalisht Komunistin Hysni Kapon për zbulimet, arrestimet dhe dënimet që janë bërë në vitin 1970.
Buletini sekret i sigurimisit
Republika Popullore e Shqipërisë sekret
Ministria e Punëvë të Brendshme ekzemplar nr. 1 drejtoria e parë tiranë më 12.6.1970 2415
Buletini nr.1 – Në muajin dhjetor 1969 përfunduan hetimet në drejtim të grupit armiqësor të rrethit Kukës, që përbëhej nga 11 të pandehur. Në muajin mars 1970, çështja u gjykua nga gjykata e rrethit Kukës, e cila në seancë të hapur gjyqësore dhe me pjesëmarrjen e masave punonjëse, demaskoi veprimtarinë e tyre armiqësore, duke dënuar të pandehurit: Raif Elezi me 15 vjet heqje lirie, Bajram Gjana me 13 vjet, Avdi Gjana me 9 vjet, ndërsa të tjerët me afate të shkurtra burgimi. Gjykimi provoi plotësisht se të pandehurit në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin zhvilluar agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor, duke diskutuar edhe për organizimin e një kryengritje të armatosur në rrethin e Kukësit, ishin përgatitur për të kryer akte terrori kundër Udhëheqjes së Partisë dhe të Shtetit e mbanin armë zjarri e lëndë eksplozive.
-Në këtë proces u implikuan 27 persona ndaj të cilëve, paralelisht me hetimin, mbasi u bë diferencimi, u bë këshillimi, u pyetën si dëshmitarë, u demaskuan dhe masa të tjera operative.
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.