Arrestimi i tretë i Dom Mikel Koliqit!

0
519
blank

Ishte 75 vjeç, jetonte i vetëm dhe në varfëri, në një kasolle në fshatin Gjazë të Lushnjes, atje ku regjimi e kishte dënuar me internim deri një natë prilli kur ai do të rikthehej në burg me akuzën absurde: "Po dëgjonte radio Romën..."

Kur Kristaq Pleqi shpërtheu derën e kalbur për të hyrë me furi brenda kasolles, radioja ishte e fikur. Kristaqi ishte operativi i fshatit Gjazë në Lushnje dhe atë ditë prilli të vitit 1977, kishte vendosur të ndërmerrte një operacion “blic” në kasollen e Dom Mikel Koliqit.

I pari veprim që bëri operativi Pleqi, ishte rrotuillimi i butonit të radios për ta ndezur e për të kuptuar se në cilin stacion kishte qenë radioja, kur po e dëgjonte dom Mikeli. Radioja e vogël e priftit kishte qenë në një stacion të ndaluar, te radio Roma. Kjo ishte prova me të cilën operativi Pleqi do ta arrestonte dom Mikel Koliqin, për të tretën herë.
Akuza është shënuar në një letër të shkruar me shkrim dore dhe është publikuar këto ditë, nga studiuesi Kastriot Dervishi. Me këtë akuzë, Dom Mikel Koliqi do të dënohej edhe nëntë vite të tjera, për t’i kaluar nëpër birucat e tmerrshme të burgjeve komuniste.

Akt i gjendjes në flagrancë

"Sot më dt. 6.4.1977 gjatë kontrollit që ju bë sendeve personale që ka në banesë i arrestuari Mikel Shani Koliqi, midis të tjerave te koka e krevatit ku ndodhet një raft me libra, u gjend edhe një radio dore e markës japoneze. Kur u mor radioja, në prezencë të të pranishmëve u hap çelësi i volumit, por pa u lëvizur burna ku ishte fiksuar stacioni dhe rezultoi se radioja ishte fiksuar te stacioni i Italisë, gjë që dëshmonte se më përpara se të arrestohet, Mikeli kishte dëgjuar emisionet e Radio Romës", nënvizohet në shkresën e arrestimit të Dom Mikel Koliqit.

Dom Mikel Koliqi kishte tetë vite që jetonte në atë kasolle në fshatin Gjazë të Lushnjes. Ishte 75 vjeç, jetonte i vetëm dhe në varfëri i survejuar papushim nga Sigurimi i Shtetit. Ky ishte dënimi i tretë me burg për dom Mikel Koliqin. Për herë të parë, u burgos në vitin 1945-1946, më pas në vitet 1947-1950 dhe i treti dënim me burg, do të ishte dënimi me 9 vjet me akuzën që dëgjonte radio Romën. Përveç dënimeve me burg, Dom Mikel Koliqi kaloi 23 vjet nëpër internime në Shtyllas e Radostimë të Fierit, në Kuç të Vlorës, në Gradishtë dhe në Gjazë të Lushnjes.

Jetëshkrimi i Dom Mikel Koliqit

Mikel Koliqi lindi në Shkodër, më 29 shtator 1902. Mësimet e para i mori në vendlindje, në Kolegjin Ksaverian të drejtuar nga etërit jezuitë. Më pas, në kolegjin "Cesare Arici" në Breshia, për të vazhduar në kolegjin Vilorez në Monza më 1919, më 1924 u regjistrua në një shkollë teknike në Bari. Në vitin 1931, kreu studimet për teologji e filozofi në seminarin arqipeshkvnor në Milano. Më 30 maj të atij viti, u shugurua meshtar në Kishën e Jezuitëve të Shkodrës, nga arqipeshkvi Imzot Lazër Mjeda dhe u emërua famullitar në dioqezën e Shkodrës. Në vitin 1932, themeloi korin e Katedrales "Scuola Cantorum". Kompozoi dhe realizoi në skenë tri melodrama të Dom Ndre Zadejës. Kompozoi edhe 30-40 pjesë të ndryshme korale.

Nga viti 1938 e deri më 1944, qe redaktor i së përkohshmes "Veprimi katolik shqiptar" dhe drejtor i "Kumona e së diellës".

Më 26 nëntor 1994, u urdhërua kardinal xhakua i Kishës së të Tërshenjtëve në Via Appia Nuova pranë Romës dhe më pas u ngrit kardinal nga Papa Gjon Pali II, duke u bërë kështu i pari kardinal shqiptar. Ndërroi jetë më 28 janar 1997, u varros në kriptën e Katedrales së Shkodrës.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here