Demir Pojani/ Shamia në dritare më kushtoi 15 ditë izolim!

0
295

Ata na mbajtën të izoluar disa kohë, deklaruan se do i vrasim dhe në këtë kohë shkon lajmi në shtëpi që Demir Pojani u pushkatua. Më vonë pas 8 muajsh kam dal i gjallë, po unë jam qarë njëherë. Ne jemi ata, që kemi përfaqësuar popullin si deputet duke u shpërblyer me vite burgu e tortura. Pesë vetë kanë varur veten sa kam qenë unë në Burrel. 15- 20 nën zero temperaturat. Jo, jo, janë parë me sy këto. I kam parë vetë unë.

Demir Pojani rrëfen kushtet e tmerrshme të birucave në burgun e Burrelit, ku për një shami që vendosi në dritare u dënua me 15 ditë në izolim.

Dëshmia e plotë

Tregonte nëna e shkret kur më ka lindur e merr gazeta: "fëmijët e pasluftës po lindin me pesha të bukura", ka lindur një djalë 5 kile e 200 gram, se aq kam qenë. Në momentin që e morën vesh se i biri i kujt isha unë, nënës time i kanë dhënë një tek carcaf edhe e kanë lënë të ulet në tavolinë, e hoqën nga krevati. Mirëpo atje punonte një grua si pastruse edhe i thotë të lutem lajmëro burrin. Ka ardhur babai se punonte në Maliq, përgjegjës i një brigade. Ka ardhur babai shpejt e shpejt e ka marr dhe e ka prurë në shtëpi. Tregon nëna se nëse do e kishte lënë edhe 24 orë do më gjeje të vdekur ose me fëmijë të vdekur. Ata edhe kur vdisje të thyenin në gjysëm. Ka vdekur një shoku im në burgun e Burrelit edhe sillnin disa arkivolë të vegjël. Trupin e thyenin në katërsh edhe i palosnin kockat e i fusnin në arkivolë. Përçudnim kufome sa herë kalonte polici i binte me shkelm fytyrës së të vdekurit. Njeriu për këta nuk kishte vlerë fare. Këta shkonin e i mernin me kilometra larg te kapanonenet ku kishin flejtur punëtorët dërrasat me çimka. Na i shtronin në biruca gjasme u vinte keq, që të flinim ne në dërrasë e jo në çimento. Gjëja më e tmerrshme, dërrasat ishin me çimka i kishin marrë kastile atje që të pinin gjakun tonë. Ato dilnin vakt darke, ato dilnin dhe ditën, dilnin kështu si miza dheu. Nuk dije çfarë të bëje me to. I merrnim me një copë gazetë edhe i digjnim. Ishte e pamundur të shpëtoje prej atyre. Atje jetoje si qen, 6.9 gram vaj, 42 gram ishin oriz, makarona ose fasule po edhe ato ishin të infektuara. Shumë herë ato ishin me krimba dhe me miza, edhe 120 gram zarzavate. Të merrte prasin me gjithë dhe, ca pras të qelbur se nga i gjenin se ishin pras të egër edhe speca. Nuk merret me mend se çfarë bënin ata.

Ushqimi me krima ishte qëllimisht për të burgosurit apo kudo ishte me krimba?

Kanë ngrënë aksionistët me krimba edhe ushtarët, kanë bërë gjoja sikur nuk dinë gjë edhe kur ka plasur muhabeti krimave e kanë hequr. Të burgosurve ja bënin shpesh. Ka ngrënë krimba ky popull sa është shqepur. Rëndësi për ata kishte shoku Enver, rëndësi për ata kishte Sigurimi i Shtetit dhe heshtja popullore. Hygoi thot "asnjëherë nuk bëhesh hero duke vrarë popullin tënd". Këta u bën të gjithë heronj duke vrarë popullin e vetë. Në burg isha 23 vjeç.

Cili ishte motivacioni i arrestimit?

Mos kallëzim për arratisje, unë kisha atje tek shtëpia një valixhe dhe meqë babai punonte në gurore si brigadier, i pata marrë atij fshehurazi disa kapsolle dinamiti, pak fitil edhe pak dinamit se ikja gjuaja peshk unë. Nuk e bëja shpesh këtë punë por kur na merrte malli për peshk, peshk skishte kërkund dhe bënim ndonjë zullum andej. Megjithatë më futën edhe për armëmbajtje pa leje dhe për agjitacion e propagandë. Unë kam konsumuar edhe goditjen e  përfaqësuesit të pushtetit kur jam arrestuar dhe jam dënuar me 25 vjet në Burrel nja dy herë edhe 25 vjet në Spaç. Kur dola kisha 22 vjet burg borxh shtetit për ti bërë.

Sa vite burg u dënuat në total?

21 e ca vite i bëra unë dhe kisha 23 vite të tjerë. Ne e zbatonim rregulloren edhe kur na fusnin në birucë, ata e sajonin shkeljen. Të krijonin kushtet ty që ti nuk kishe ku të varje një shami hundësh. Ka patur një rast që unë shamin e hundëve e vara në dritare. Më ka parë një polic që thoshin që ishte polic i mirë ai Xhemal Varangu, më thot "Kush të tha ty që jemi dorzuar ne?". Unë e kisha shamin e hundëve atë se më kishte zënë gripi. Një copë leckë ishte nga ato këmishat e vjetra që kishim, i grisnim edhe i bënim shami hundësh. Çfarë thua?- i thash unë. Ke nxjerr flamurin e bardhë në dritare. Edhe këtë the?!- i thash unë. Hajde, hajde kapterr Varangu, edhe e morra shaminë. Vetëm për këtë më dënuan 15 ditë birucë. Ka qenë një i ftoht i tmershëm, ça kam hequr ato 15 ditë tja tregoj dheut.

Ma përshkruaj pak të lutem birucën!

Biruca e kishte të hapur dritaren mot e jetë nuk mbyllej kurrë, nuk kishte dritare. Përballë kishe derën me një sportel, edhe kur hapej dera e sportelit në dimër krijohej një korent i tmerrshëm. Temperaturat 15-20 nën zero. Flinim në çimento dhe kishte raste që ne mundoheshim të shpëtonim thanim bukën atë bukë që ne mezor e prisnim të na vinte,  i thanim koret bukës edhe i vendosnim tek brinjët që të mos na kalbeshin brinjët në çimento. Nuk ka patur gjë më të tmerrshme. Harxhonte trupi energji 24 orë në këmbë si puna e kalit 10- 15 ditë.

Po fjetja si ishte? Kishte ndonjë dyshek?

Çfarë dysheku morë burrë, çfarë flet?! Një batanie fener ta jepnin në orën 10 të darkës dhe ta hiqnin në orën 6. 8 orë të jepnin një tek batanie dhe po të kishe dy palë pantallona një pal t'i hiqnin, po të kishe veshur dy bluza një ta hiqnin.

A kishte doktor burgu për rastet e vështira?

Kishte si nuk kishte doktor, kishte doktor posi, por njëri prej të burgosurve i plasi apendesiti nuk ja hapën derën e lanë të vdiste. Të vdiq babai ti nuk ishe atje. Ishte ëndërr ta thoje, jo më ta mendoje të varrosje babain nga burgu. Ju nuk i besoni, po nuk i beson asnjë njeri, si mund ti besosh kur ka kështu përbindësh. Vetë policët na thoshin "Këtu i thon Burrel ku hyn e më nuk del". 5 vetë kanë varur veten sa kam qenë unë në Burrel.

Unë quhem Demir Pojani, kam lindur në Korçë më 12 gusht 1948. Jam arrestuar në vitin 1971, në tetor të '71 dhe kam dal në '91.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.