Deputeti çek Pavel Zaçek, komenton rëndësinë e nismës së Fondacionit "Kujto" për shoqërinë shqiptare

0
115

Deputeti çek Pavel Zaçek, një nga ekspertët më të njohur të krimeve të komunizmit në Evropën lindore, jep vlerësimin e tij për konferencën “Zbardhja e Krimeve të komunizmit në Epokën Digjitale”, e organizuar nga Fondacioni Kujto, si dhe impaktin që Arkiva Online pritet të ketë në shoqërinë tonë.

-----------------------

Cilat janë përshtypjet tuaja për rëndësinë e konferencës?

Është shumë interesante për mua të dëgjoj përshtypjet e ish të burgosurve politikë, njerëzve të torturuar nga regjimi komunist dhe reagimin e tyre për prezantimin e të kaluarës komuniste për publikun, veçanërisht për të rinjtë. Mendoj se është një punë shumë e rëndësishme dhe mbështes fuqimisht, ashtu sikurse dhe në Republikën Çeke, përdorimin e teknologjive të reja të shekullit të 21-të, për prezantimin e kësaj të kaluare të tmerrshme, veçanërisht për brezin e ri.

Ka patur diçka të ngjashme edhe në Republikën Çeke?

Filluam me publikimin materialeve të digjitalizuara në website. Një pjesë kishte të bënte për viktimat dhe pjesa tjetër për autorët e krimit. Pra kemi shumë materiale, një milion faqe në website, pesë milionë regjistrime mbi njerëzit e periudhës komuniste dhe mendoj se është shumë e rëndësishme publikimi jo vetëm për publikun çek, por edhe për të huajt. Është një fushë e veçantë që do të vazhdojë në një projekt të ri ndërkombëtar, ku mund të bashkojmë të gjitha materialet dhe përvojat, sidomos për aktivitetin sovjetik dhe veprimtarië e KGB-së në vendet tona. Mund të jetë diçka me të vërtetë e rëndësishme, një lloj puzzle sovjetik. Është shumë e nevojshme ta realizojmë dhe besoj se një ditë  do të bashkohemi me këtë ide për ta përfunduar si  projekt.

Cilat do ishin sugjerimet tuaja për suksesin e nismës?

Mos harroni të publikoni një listë të autorëve të krimeve dhe informacione mbi aktivitetet e anëtarëve të policisë sekrete dhe nomenklaturës së partisë komuniste. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, ndoshta është pjesa e trishtë e kujtesës sonë kombëtare.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here