Dokumenti i vitit 1949/ Lista me torturat e tmerrshme që përdorte Sigurimi

0
785
blank

Lista me torturat e tmerrshme që përdorte Sigurimi i Shtetit në kohën e diktaturës, të pohuara nga vetë drejtuesit e tij.

Kujto.al boton deklaratën e Naum Bezhanit, një prej drejtuesve të Sigurimit të Shtetit, në kohën e dënimit të Koçi Xoxes. Kjo deklaratë vërteton disa prej llojeve më të tmerrshme të torturave që bëheshin në qelitë e degëve të brendshme, për nënshtrimin e të arrestuarve.

Berhami e bën këtë deklaratë për t'u përdorur në gjyqin e Koçi Xoxes, por përtej këtij fakti, ai ka lënë në këtë dokument një dëshmi të fortë për përdorjen e torturave nga më të tmerrshmet, edhe pse me ligj tortura ndalohej. Madje vetë Bezhani në këtë deklaratë të tijën, pohon se ishin dërguar dy telegrame, ku thuhej se ndalohej druri, por njëkohësisht me këto porosi punonjësit e Sigurimit në Degët e Brendshme udhëzoheshin gojarisht, se si të përdornin torturat për t’i thyer të arrestuarit e për t’i detyruar të nënshkruanin gjithçka ju kërkohej.

Lista e këtyre torturave, sipas këtij dokumenti autentik, vijon si më poshtë:

Llojet e torturave

Deklaratë:

Unë i nënshkruari Naum Bezhani deklaroj sa më poshtë:

Po rrjeshtoj më poshtë torturat e ndryshme, që u janë bërë të burgosurvet sidomos gjatë  vitit 1947-1948. Për të gjitha këto Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët kanë pasur dijeni dhe s’kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundra atyre që i bënin, bile këta vetë na inspironin dhe mësonin  të vepronim kështu megjithëse në dukje tregoheshin disa herë  kundra (nja dy telegrame që kishin bërë se ndalohesh druri).

Janë përdorur këto formë torturash:

  • Jeleku, tortura më e tmerrshme.
  • Kamxhiku dhe druri.
  • Të lënë pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe në këmbë me ditë të tëra.
  • Korenti elektrik, sa i binte tjetrit të fikët.
  • Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.
  • Lidhja me duar pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t'i preknin majat e gishtërinjve.
  • Thyerja e kockavet dhe ndukja e mishit me darrë (kjo është përdorur sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundra tyre)
  • Kripë në gojë
  • Shpiheshin gjoja sikur do t'i ekzekutonin ose do t’i varnin dhe u shtihet në ajër, ose shpiheshin afër litarit.
  • Tortura morale në lidhje me familjen: do të ta burgosim, do të t’i vrasim, bile në Shkodër për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur djem dhe bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë aty për t'i ç'nderuar.
  • Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë
  • Njëherë Myftar Tarja i futi Toptanit një nevojë në gojë dhe çorape të palara.
  • Djegije e mishit me cigare. Në fund kundra një provokatori të Kukësit i është hedhur alkol në duar ose në leshra dhe i vihesh shpyrtua (flaka)

Këto që rrjeshtova më lart, janë ato më të rëndësishmet.

Bezhani..

- Gjellë e kripë për të shtënë et(je) dhe lënien pa ujë

- Futja në ujë dhe lënie me tesha të lagura në dimër

- Pakësim i ushqimit gradual për vdekur rëndë 1 ose 2 vjetë.

- Lënia pa gjumë në këmbë

Kujto.al

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here