Hasan Njazi Bajo: Ju i dini Edmond Caja, ku ndodhen varret e Sokol Zefit, Tom Ndojës e të Sandër Sokolit, që e thyet më dysh, si në mesjetë?
Vazhdojnë të publikohen dëshmi të rëndësihme që vërtetojnë aktet kriminale që Edmond Caja ka kryer në burgun e Qafë Barit, ku ishte edhe drejtues i atij burgu.
“Ju i dini Edmond Caja, ku ndodhen varret e Sokol Zefit, Tom Ndojës e të Sandër Sokolit, që e thyet më dysh, si në mesjetë?”, është ky rrëfimi i ish-të burgosurit politik të Qafë Barit, Hasan Njazi Bajo. E ka bërë denoncimin e tij në vitin 1991, kur Edmond Caja, ish-drejtor i burgut të Spaçit, ishte ende në Tiranë, madje ishte akoma zyrtar i shtetit pluralist i sapo kijuar atë fillimviti 1991. Studiuesi Kastriot Dervishi sjell pjesë të atij rrëfimi të ish të burgosurit politik të burgut të Qafë Barit, i cili rrëfen detaje nga toturat monstruoze, që Edmond Caja ka kyer mbi të burgosurit e atij burgu, para, gjatë dhe pas revoltës së Qafë Barit. Hasan Njazi Bajo ishte në burgun e Qafë Barit, kur ndodhi revolta dhe e ka parë me sytë e tij, se si Edmond Caja ka torturuar dhe thyer në mes të burgosurit që u varën në atë revoltë.
Hasan Njazi Bajo, lindur e banues në qytetin e Shijakut në 1952, është arrestuar më 31.7.1977. Bajo qëndroi 9 vjet e 4 muaj në burg, për t'u liruar në vitin 1987. Ai u dënua me 10 vjet burgim, i akuzuar për agjitacion e propagandë.
Edmond Caja heshti kur ish-i burgosuri Hasan Njazi Jaho i drejtoi denoncimin publik, botuar në media me titull “Edmond Caja, kaubojsi i skëterrës”.
“Ndihmat e kërkuara nga Tirana nuk vonuan të vinin e ju menjëherë, filluat masakrën atje në sy të të gjithëve, e fill pas kësaj, kur pritej të të godisnin, duket paradoksale, të ngritën në detyrë. Nga shefi i policisë, në komandant kampi. Ju i dini Edmond Caja, ku ndodhen varret e Sokol Zefit, Tom Ndojës e të Sandër Sokolit, që e thyet më dysh, si në mesjetë”, shkruan ndër të tjera dëshmitari i masakrës së Qafë Barit, drejtuar nga Edmond Caja.
CV kriminale e Edmond Cajës
Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar edhe cv-në kriminale të ish-drejtorit xhelat të burgut të Qafë Barit, mbështetur në dokumenta zyrtare.
Edmond Caja ishte ndër drejtuesit e parë që diktatura vendosi atje, në 20 korrik 1982. Në 16.8.1982, është data e emërimit e komandantit të repartit Riza Musallari dhe 16.10.1982 e komisarit Novruz Naska.
Caja kishte fituar zanatin e axhustatorit, kur nisi studimet në Shkollën e Lartë të MPB-së, profili polici në vitin 1982. Në 1985 diplomohet në këtë shkollë, ndërsa karriera vijon kështu:
- Më 1982-1985 komandant i togës së policisë në repartin 311 Qafë Bari Pukë (paga 650 lekë në muaj).
- Më 1985-1989 komandant i repartit 311 Qafë Bari Pukë (paga 850 lekë në muaj).
- Më 1989-1990 oficer drejtimi në Drejtorinë e Zbatim-Vendimeve Penale (DZVP) në MPB (paga 850 lekë në muaj).
- Më 1990-1992 drejtori i DZVP (e cila në 1.8.1991 u quajt Drejtoria e Administratës së Burgjeve, paga 1000 lekë në muaj).
- Më 16.5.1992 në dispozicion të Ministrisë së Rendit Publik.
- Më 5.7.1992 del në rezervë.
Duke qenë me shërbim në Qafë-Bari, në 3.2.1986 pranohet kandidat dhe në 11.1.1989 bëhet anëtar i PPSH-së. Babai i tij ishte nga Gusmari, ndërsa vet ishte nip nga Kuçi. Caja i takon brezit të parë të komunistëve, që u vendosën në Tiranë, pa pasur asnjë lloj të drejte, por thjesht me meritën e zaptuesit, si “familje e varfër fshatare” e “lidhur me luftën” (d.m.th. komuniste deri në palcë).
Babai i Edmondit me profesion bari, në vitet 1954-1978 oficer i ushtrisë, kultivoi te fëmijët e tij ndjenjën e urrejtjes ndaj “armikut të klasës”, të cilit i kishin marrë pushtetit. Pikërisht, këtë urrejtje patologjike e të sëmurë që mishëronte parimet e luftës së klasave, Caja nuk kishte më mirë se në kampin e Qafë-Barit, ta shprehte me veprime.
Pas rënies së regjimit, Caja, duke tradhëtuar idealet e komunistit, në vend që të shkonte në Kubë, shkoi në një vend kapitalist, në Gjermani, pikërisht te ai vend që kushedi sa herë e kishte sharë etj. Për ironi të fatit, të dënuarit që ai mbante në Qafë-Bari ëndërronin një Shqipëri me një rend si Gjermania. Disa vjet pas qëndrimit atje, mori shtetësinë gjermane duke hequr dorë nga ajo shqiptare. Me dekretin nr.5603, datë 6.2.2008 të presidentit Bamir Topi (nr.3 i listës së dekretit, së bashku me djemtë e gruan që janë numrat 4, 6 dhe 6) Caja la shtetësinë shqiptare, për të marrë atë gjermane.
Materialet u morën nga gazeta 55 me autor Kastriot Dervishi
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.
Djemt e tyre po drejtojne djemt e tyre po vjedhin popullin djemt po vrasin akoma e njejta situated eshte akoma komunizmi vazhdon me shqiperi