“Ne kishim besim te Titoja si njeriu që vjen pas Stalinit. Ahere thashë se Tito është sekretari i partisë sonë dhe kjo tregon se nuk e kishim të qartë independencën”. Kjo ishte deklarata e enver Hoxhës mbajtu me 13 majit 1948 në mbledhje të Byrosë, ku duket hapur pozicioni i tij si vasal i Titos per afro kater vjet.
Dokumenti Fragment nga procesverbali i kesaj mbledhjeje, eshte publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi, i cili bën kë koment mbi këtë fakt historik:
"70 vjet më parë, më 13.5.1948, në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, kreu i saj, në analizë të situatës se re që po zhvillohej për të kaluarën e partisë së vet, si dhe për marrëdhëniet e saj me Partinë Komuniste Jugosllave, deklaroi se ka qenë një vartës i Titos e nuk e kuptonte ndryshe detyrën e tij e po ashtu nuk e kuptonte çfarë ishte pavarësia. Procesverbalit të mbledhjes në fjalë, i cili është ndër më të turpshmit në historinë e kësaj partie, vetë Enver Hoxha i ka bërë korrigjime (ato me ngjyrë të kuqe), duke synuar moskuptimin e qartë të deklarimit të parë.
Ky deklarim i Hoxhës do të thotë se për çdo gjë që komunistët krenohen deri këtë kohë, duhet të drejtohen më parë me respekt te figura e mareshalit Tito, që siç ka thënë në qindra fjalime të kohës E.Hoxha, ishte “miku më i madh i popullit shqiptar”. Në vitin 1948, Shqipëria nën drejtimin e E.Hoxhës, lutej për të realizuar sa më parë projektin e madh të federatës midis Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë me kryeqytet Beogradin, një projekt që nuk u realizua për shkak të konfliktit të Stalinit me Titon".
Kudo parullat Enver-Tito
Por gjatë katër viteve të para te regjimit komunist investimi i Hoxhës për tu kthyer në një satelit te is-Jugosllavise ishte i madh. kete e deshmojne qindra aktivitete dhe sipermarrje, ku kryefjale ishte vellazerimi me popujt jugosllav. Rarrullat "Enver Tito" u perhapën kudo dhe qindra foto të kësaj periudhe e dëshmojnë këtë fakt. por qe kjo fushatë ishte e inicuar dhe drejtuar nga vetë Hoxha ketë e deshmon ndër të tjera edhe telegrami i datës 1 korrik 1947. Më 23 qershor – 2 korrik 1946, kryeministri i Shqipërisë Enver Hoxha kishte vizituar Jugosllavinë. Në përfundim të vizitës, më 1 korrik 1946, pra disa orë para mbërritjes në Shqipëri, i dërgon një telegram zëvendësit të vet, Koçi Xoxe, të cilin e udhëzon për masat që duhet të marrë në këtë pritje. Sipas studiuesit Dervishi, edhe në rast "Hoxha ka tejkaluar se tepërmi detyrat komunale e bashkiake teksa porosit mënyrën e pritjes dhe parullat që duhen hedhur".
Ja telegram i datës 1 korrik 1946: “Nesër në mëngjes nisemi me aeroplan në ora 8. Organizoni një pritje e manifestim madhështor. Autoritetet më të larta, e qeveria të dalin për të na pritur në aerodrom. Populli të dalë me shumicë. Qyteti të zbukurohet me flamurët tanë e Jugosllavisë. Bëni çmos të punohet tërë natën që të bëni flamuj të Jugosllavisë e Shqipërisë e t’i mbajë populli në duar. Përgatitni mikrofona dhe megafona dhe unë do të flas shkurt gjatë manifestimit. Përgatitni parulla të shkruara dhe parulla që duhet të hidhen nga populli. Përveç parullave të tjera të zakonshme të ketë edhe parulla si “Rroftë marrëveshja midis popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë”, “Rroftë mareshali Tito”; parulla të shkruara “Tirana-Beogradi”, të thirret “Enver-Tito”, të bëhet parulla rreth ushtrisë sonë si dhe ushtrisë jugosllave: “Rroftë vëllazërimi i ushtrisë kombëtare shqiptare dhe i ushtrisë heroike jugosllave”, “Rrofshin popujt heroikë të Jugosllavisë”. Sa më shumë parulla mbi miqësinë tonë me Jugosllavinë. Në aeroport të vinë automobilat më të mirë për të na marrë, veçanërisht të vinë ato që janë të hapura”.
Në faksimile e foto një pjesë e telegramit të nisur nga legata jonë në Beograd dhe një nga aktivitetet në sheshin “Skënderbej” ku dallohen parullat “Enver-Tito”.