Enver Hoxha më 1950: Qenve jepuni mish, të burgosurve vetëm bukë e kripë

0
834
blank

Në gusht të vitit 1950, ndërsa diskutonin të ndryshonin normat ushqimore për të burgosurit, të internuarit dhe gjithë personelin e Ministrisë së Brendshme, përfshirë edhe kafshët që kishin në Ministri, sidomos qentë, në Këshillin e Ministrave ishin miratuar tabelat me normat e reja të ushqimit.

Nga një dokumentacion të pasur në dosjen ku janë përfshirë materialet e kësaj tematike kemi shkëputur për të sjellë në “Kujto.al” shkresën përcjellëse dhe dy prej tabelave me normat ushqimore dërguar në Këshillin e Ministrave për Miratim. Njëra prej tabelave shënon normat ditore të ushqimit për qentë e Ministrisë së Brendshme. Tabela tjetër për të burgosurit politik që nuk punonin.  Të gjithë normat e reja paraqitur në mbledhjen e  19 gushtit 1950 në Këshillin e Minsitrave ishin aprovuar.

Ja çfarë shkruhet në shkresën “tepër secret” të hartuar nga Kryetari i degës së Prapavijës në Ministrinë e Brendshme Stefo Grabocka.

"Tepër sekret"

Këshillit të Ministrave të Rep.Pop.të Shqipërisë

Tiranë

Bashkëngjitur  ju përcjellim një projekt vendim për këshillin Ministror mbi normat e ushqimit për njerëz e kafshë të Minsitrisë së Punëve të Brendshme, relacjonin justifikues, tabellën përmbledhëse të normave tabelat e normave prej 1 deri në 12.

Lutem njoftoni përfundimin.

Kryetari i Degës së Prapavijës të Minsitrisë P.Mbrendshme

Major

Stefo Grabocka

(firma)

(Shënim me shkrim dore me laps të kuq)

A.A

"U aprovua në mbledhjen e dt.19.8.950 të kryesisë së këshillit të Minsitrave".

Firma

28.8.950

Në tabelën e mëposhtme jepet norma ditore e ushqimit për qentë në shërbim të reparteve të Minsitrisë së Brendshme.

Pra, për qentë norma ditore e ushqimit ishte:

500 gramë miell për të bërë qull si kacamak

100 gramë patate për të bërë qull si kacamak

200 gramë mish i kualitetit të dobët

100 gramë ropull zorrëzh të tjera shpretka gjedhi, mushkëri, ose sisë lopësh

10 gramë kripë

 

Tabela tjeter paraqitur më poshtë tregon normën ditore të ushqimit të të burgosurve që nuk punojnë, si ata të burgut të Burrelit, të burgut të Gjirokastrës etj…

Pra për të burgosurit që nuk punonin, norma ditore e ushqimit ishte:

 

800 gramë bukë

100 gramë makarona, ose riz, ose fasule

10 gramë vaj

15 gramë kripë

30 gramë qepë

 

 

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here