Fatos Nano, Maj 1991/ Si do t'i punësojmë e strehojmë të internuarit dhe të burgosurit politik

1
515
blank

Një vendim i Këshillit të Ministrave datë 31 maj 1991, i firmosur nga ish kryeministri Fatos Nano, parashikonte ngritjen e një komisioni, i cili do të kujdesej për rehabilitimin e të gjithë të internuarve, të dëbuarve dhe të burgosurve politik të regjimit komunist.  Komisioni përbëhej nga  Shkëlqim Cani ,Theodhor Bej, Llambi Gegprifti, Dashamir Kore, Zyber Boci, Anastas Angjeli dhe  Luan Shahollari.  Në vendim thuhet  se komisioni “do të hartojë programin e masave për sistemimin në punë e strehimin dhe për plotësimin e kërkesave të tjera me karakter administrative të individëve e të familjeve, mbi të cilët janë shtrirë efektet  e dekretit të shfuqizuar për internimin e dëbimin si masa administrative si dhe të personave të dënuar për faje politike që janë liruar nga burgu, për shkak të faljes ose të mbarimit të vuajtjes së dënimit”.

Se cili qe angazhimi dhe rezultatet e arritura të këtij komisioni e dëshmojnë qindra familje të internuara të cilët edhe në vitin 1992 jetonin ende në kasollet e tyre  në kushte mjerane, por edhe i ashtuquajturi rehabilitim i tyre i mëvonshëm sa i takon punësimit, strehimit përfshirjes së tyre në jetën publike dhe sidomos kthimin e pronave të tyre.

Më poshtë e sjellim të plotë këtë vendim qeverie:

Republika e Shqipërisë,

Këshilli i Ministrave

Vendim

Nr.177 datë 31.5.1991

Për krijimin e Komisionit për kujdesin social ndaj personave që kanë qenë të internuar a dëbuar, si dhe dënuar politikë.

Në zbatim të vendimit të Presidentit të Republikës, të datën 15.5.1991 “Për masat që duhen marrë lidhur me zgjidhjen e kërkesave të personave që kanë qenë të dënuar e internuar, këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Krijimin e “Komisionit të kujdesit social ndaj personave që kanë qenë të internuar a dëbuar, si dhe të dënuar politikë”, me përbërje sipas listës që i bashkëngjitet këtij vendimi.
  2. Komisioni të hartojë programin e masave për sistemimin në punë e strehimin dhe për plotësimin e kërkesave të tjera me karakter administrative të individëve e të familjeve, mbi të cilët janë shtrirë efektet e dekretit të shfuqizuar për internimin e dëbimin si masa administrative si dhe të personave të dënuar për faje politike që ajnë liruar nga burgu, për shkak të faljes ose të mbarimit të vuajtjes së dënimit.
  3. Komisioni të studiojë problemet e tjera që dalin nga mënjanimi i pasojave të zbatimit të këtij dekreti dhe t’i paraqitë për zgjidhje në organet kompetente.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryetari i Këshillit të Ministrave Fatos Nano

***

Komisioni për kujdesin social ndaj personave që kanë qenë të internuar a dëbuar si dhe të dënuar politikë

Shkëlqim Cani, kryetar

Theodhor Bej, anëtar

Llambi Gegprifti, anëtar

Dashamir Kore, anëtar

Zyber Boci, anëtar

Anastas Angjeli, anëtar

Luan Shahollari, anëtar

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

1 COMMENT

  1. Aleksander Taga ...babai
    Myzejen Deda Taga mamaja
    Roland Taga djali
    Artur Taga djali.
    u internuam ne vitin 1964 ..nga Durresi...
    dhe jeta jone mori per poshte ...ne interrnim me vdiq edhe nje vellai im i vogel Fatmir Taga ne moshen 20 vjec nga canceri ...smund te pershkruaj me keq te gjitha situatat qe na kanosen mbrapa nga vuajtja shekullore...dhe kur u hap 91 te gjith hypem anijeve te iknim duke len mbrapa edhe vorrin e tim vellai qe nuk pa me jete me syt e tij te bukur rinor...ku ikem jasht per Italy shpine qe kishim ne Sukth na e moren po birt e komunisteve dhe tani qe duam te vijm ne vendin tone skemi as shpi asnje lek asnje shpi skemi marr nga gjith denimet qe na kanosen ne kohen e komunizmit...por sdo ti fal kurr keto njerez qe na ben te keqen e familjes dhe vdekjen qe na sollen...dua te boj nje pedicion tek kryeministri apo president hajduti qe kan ven per te drejten e familjes sime.kush i ka marr te gjitha demshperblimet tona qe ju si qeveri sna keni paguar centin ne vuajtjet tona...baba me vdiq ne toke te huaj sa me vuajtjet e tij shekullore dhe mamaja me vdiq ne toke te huaj ...sa skisha para ti varrosja ne shqiperi afer vllait tone ...me thuani kujt zyre ti drejtohem per te kerkuar te drejtat tona...apo te presim BE dhe nderkombetaret te merren me problemin tone ...pasi politikes se Saliut lulushit Edit dhe Metes i ka dal hajdutlliku ballit...me kan marr jeten dhe do ti marr edhe pennin e fundit vuajtjeve qe me kanosen jeten time dhe te prinderve te mij...resp Roland Taga

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here