“I vramë e iu dogjëm shtëpitë, që populli mos t’ua hapë më derën të arratisurve”

0
442
blank

Raporti i Musa Dacit, shtator-tetor 1946, mbi aksionet në veri të Shqipërisë për zhdukjen e kundërshtarëve të komunizmit.

Ti hapje derën e t’i jepje bukë një miku të vjetër që regjimi komunist e kishte shpallur armik, do të thoshte se i kishe hapur derën njëkohësisht pushkatimit, djegies së shtëpisë dhe persekutimit të gjithë familjes.

Raporti i Musa Dacit, mbi krimet e kryera nga komunistët në shtator-tetor 1946, në malësitë e Shllakut, Shoshit, Dushmanit etj, në shtator-tetor 1946 etj. vijon me të njëjtën gjuhë urrejtjeje ndërsa ai liston shtëpitë e djegura në këto zona vetëm pse të zotët u kishin hapur shtëpitë  dhe ju kishin dhënë bukë të arratisurve prej regjimit të Hoxhës.

Pjesa e dytë e raportit titullohet “Personave që u janë djegur shtëpijat” dhe parashtron emrat e 7 burrave, që gjatë 29 shtatorit deri më 2 tetor, u ishin djegur shtëpitë në shenjë hakmarrjeje, pse kishin ndihmuar të arratisurit apo pse nuk i ishin përgjigjur thirrjes për të dorëzuar armët. Kujto.al e sjell të plotë, zbardhur sipas origjinalit, këtë pjesë të raportit mbi shtëpitë e djegura, brenda 4 ditëve nga njësitë e Mbrojtjes së Popullit në fshatrat Palaj Shosh, Tetaj, Curaj Epër, Kir Pult, Benë Shllak, Mollë Shosh etj.

Përmbajtja, si më poshtë: 

Personave që u janë djegur shtëpijat

Kol Delisë nga katundi Palaj Shoshit i kanë djegur shtëpinë me datën 26/9/1946 për arsye se në këtë datë në atë katund u bë përpjekja e datës 25 kundër Gjergj Vatës e Mark Malës me çetën e tyre kanë ngrënë bukë në shtëpinë e tija dhe kur ju kërkua pushka, nuk e dorëzoi pastaj i doli revolja e ju dogj shtëpija, e cila ndihmoj mjaft për dorëzimin e armëve etj – dhe u arrestua.-

Uk Çunit nga katundi Tetaj, ky u pushkatua dhe ju arrestua i vëllaj Gjelosh Çuni pse kishte strehuar me muaj rresht ilegalët për të bërë mesionë që të mos strehohen kriminelët nga populli më datën 29/9/1946 i dogjëm edhe shtëpinë këtij, e cila bën mjaft efekt në lidhje me mos strehimin e ilegalvet.-

Isuf Sadikut nga katundi Curaj Epër i asht djeg shtëpija me datën 3 ose 4/ 10/1946 të cilën e ka djeg njësiti që operon në atë zonë pa autorizim kjo asht djegë pse nuk  ka ardh në mbledhjen e datës 29/9/1946 ku duhet të vinte e të dorëzonte pushkën që ka të fshehur. Ky jo vetëm që nuk u paraqit në mbledhje por dhe kur ju kërkua arma nuk e dorzoji.

Mark Noshit. Nga katundi Kirë Pult ju doq shtëpia më datën 2/X/1946 pse ky jo vetmë që nuk u paraqit në mbledhjen që u bë në Pult për dorëzimin e armëvet, por mas të gjith meshkujt e shtëpisë ca shok të tjerë e u arratis, dhe si këshilltarë u mundue ta bënte popullin që të mos tregonte armët shtëpia e këtij u doqë  mbas një afati të caktuarë në datën 2/X/1946.-

Vat Prendushit nga katundi Benë Shllak të cilit u doq shtëpija më: datën 2/X/1946 pse më datën 29 u arrestua me gjithë të vëllezërit, të cilët mbasi i maroj afati i caktuarë e nuk u dorëzua të cilit ju doq shtëpia.

Hilë Markut. Nga katundi Shllak të cilit ju legalizua i biri mbasi i maroj afati i dhanun për t’u djegur me datë 3/X/1046

Pjetër Kocës nga katundi Mollë i Shoshit djegë shtëpija  më datën 2/X/1946 pse ky kur njësiti i kapiten Xhelos shkoi për të kryer  veprimin për kontrollimin e ca vendeve ku ishin ilegalë të mësheftë në këtë kohë ky u arratisë me gjithë të vëllanë e me ca kushërinj, të cilët pastaj ju dogj shtëpija.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here