Kirurgu i njohur Gjergji Dako, djali i dy patriotëve që vdiq nga torturat në hetuesi

0
234
blank

Ndër familjet e piketuara për të shkuar në ferrin komunist ishte edhe ajo e Sevasti Qiraizit dhe bashkëshortit të saj Kristo Dako. Të dy ishin personazhe të njohur që dhanë kontribut në përhapjen e arsimit në Shqipëri dhe besimit Protestant. Drama nis që në vitin 1943 , kur Gjermanët kishin pushtuar Shqipërinë dhe më 15 tetor 1943 mësyjnë pranë familjes Qiriazi, e vendosur në Kamëz të Tiranës, ku kishin hapur shkollë dhe predikonin edhe fenë Protestante.

Ata u arrestuan për veprimtari anti-naziste së bashku me anëtarët tjerë të familjes dërgohen në Kampin e Përqëndrimit të Banjicës në Dedinje afër Beogradit në Serbi.Çlirimi i vendit duhet të ishte edhe një liri për familjen Qiriazi, por ndodhi e kundërta. Me ardhjen e komunistëve do kalonin në peripeci të tjera dhe kësaj radhe ishte “armiku i brendshëm” që do shkatërronte motrat Qiriazi dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Në vitin 1947 dy djemtë e Sevastisë, Aleksandri dhe Gjergji arrestohen dhe akuzohen se kishin lidhje me agjentët amerikanë dhe anglezë. Një akuzë që nuk zinte vend mes kësaj familje. Asnjë prej dy vëllezërve nuk pranoi akuzat e sajuara, por kjo nuk pengoi hetuesit të vijonin për disa ditë tortura të rënda. Për shkak të dhunës, Gjergji Dako që kishte studiuar për mjekësi në SHBA dhe specializuar për kirurgji, humbi jetën në qelitë e hetuesisë së Tiranës.

Teksa Sevastia endej në hetuesitë komuniste në Tiranë, merr lajmin më të keq të jetës së saj. Gjergji u tha se kishte vrarë veten pas torturave që kishin ushtruar punonjësit e sigurimit ndaj tij. Kërkoi me ngulm të kishte të paktën trupin e të birit, një varr për ta qarë, por u refuzua duke u përçmuar si nëna e armikut, angjentit të shërbimeve sekrete dhe të sajesave të tjera monstruze. Nga pikëllimi për humbjen e djalit dhe dhimbja për të birin tjetër që dergjej burgjeve, Sevasti Qiriazi vdiq në vitin 1949 nga brenda e madhe.

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here