Secila familje me të shkuar patriotike gjatë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mori goditje të rëndë nga regjimi komunist dhe një prej tyre, është ajo e Ymer Deliallisit. Një patriot i shquar që është ndër firmëtarët e Pavarësisë së Shqipërisë dhe njeri me emër në zonën e Shijakut, Durrësit dhe Tiranës. Goditja ndaj pinjollëve të Ymer Deliallisit filloi që në periudhën e luftës. Në fillimin e vitit 1944, ekzekutohet pa gjyq nga forcat partizane në fshatin Arbanë, Kapllan dhe Jakup Deliallisi (vllezërit e Ymerit). Po atë ditë, ekzekutuan edhe djalin e tij, Shefqet Deliallisi. Krime që mbuloheshin shpejt e nuk linin gjurmë, pasi ishte periudha e vështirë e kohës së luftës, por me çlirimin e vendit dhe ardhjen në pushtet të komunistëve të drejtuar nga Enver Hoxha, nisi vala tjetër e vrasjeve, dënimeve dhe persekutimeve.
Në vitin 1945, pak pas përfundimit të luftës dhe instatilit të pushtetit të egër, arrestuan djalin tjeter të tij, Beqir Deliallisin. Për shkak të torturave të rënda e mbytën në qelitë e errëta të hetuesisë së Durrësit, pa mundur që të dilte qoftë edhe në atë gjyq formal që mund t’i bëhej. Pas vrasjes së Beqirit, komunistët arrestuan Tefik Masar Deliallisin (nipin) me Grupin e Deputetëve. Një personazh që ranë sys i për qëndrimin kundër pushtetit, ashtu edhe me formimin e tij dhe tentativën për të mbrojtur shtresat e qytetarëve të cilët po vuanin regjimin komunist.
Në mbledhjet e Byrosë Politikë, që i ngjanin “grupeve ekzekutuese”, emir i Demilallisit u përfshi bashkë me deputetët e tjerë. I vetmi “diskutim” ishte forma e ekzekutimit, më varje apo pushkatim. Vendosën që të pushkatohej dhe më pas gkykata thjesht konfirmoi urdhrin politik që në këtë kohë vinte nga Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe. Deliallisi u pushkatua në Lumin e Tiranës në vitin më 10 tetor të vitit 1948. Pak javë më vonë, ndërsa ende kjo familje e njohur patriotike qante të vrarët nga regjimi, një tjetër burrë i familjes do mbyllte sytë nga armët e pushtetit komunist.
Në vitin 1948 u vra në përpjekje me forcat e Sigurimit dhe djali i Kapllanit, Dalipi, i cili kishte dalë në mal pas vrasjes së të atit, ngaqë nuk e duronte dot shtypjen e komunistëve. Po në atë kohë në përpjekje me forcat i Sigurimit, u vra edhe vëllai tjeter i Ymerit, Mustafa Deliallisi. Genocidi i egër i komunistëve ndaj familjes nuk mbaroi me vrasjen e këtyre shtatë burrave, pasi në atë kohë nga presioni i madh i organeve të Sigurimit të Shtetit, u vetëvra në burg dhe djali i Shaqir Deliallisit, Bujari i cili në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç. Terrori vazhdoi. Në kohë të ndryshme arrestohen dhe përfunduan në burgjeve me dënime të rënda edhe anëtarë të tjerë të fisit Deliallisi, Abaz Mersin Deliallisi, Selami Shaqir Deliallisi dhe Skënder Gani Deliallisi.
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.
Vellavrasjen e papare nga antishqiptaret dora e zeze apo vegla e huajm