“Sillni sambistët, turma nga gjithë Shqipëria, po mësyjnë ambasadat”

0
261
blank

Raporti i një polici, korrik ‘90/ Si ndiqeshin nga policia dhe sambistët në çdo rrugcië të tiranës grupet e qytetarëve që synonin të futeshin në ambasada pas 2 korrikut...

Pas ngjarjes së 2 korrikut 1990 në ambasadat e huaja në Tiranë, ku qindra shqiptarë kishin zgjedhur këtë mënyrë për të çarë rrethimin e hekurt, regjimi komunsit i kishte ashpërsuar masat. Ata po bënin çmos të shmangnin çdo grumbullim qytetarësh në Tiranë, në mënyrë që të mos kishte raste të reja.

Pas lajmit të  2 korrikut 1990,  nga e gjithë Shqipëria, sidomos me linajt e trenave vinin drejt Tiranës, mijëra shqiptarë që  kërkonin të gjenin një rrugë për tu futur në ambasada. Nën këtë atmosferë e gjeti kryeqytetin edhe fundi i korrikut.

Një prej dokumenteve të shumta arkivuar në fondin e Partisë në Arkivin e Shtetit për ngjarjet e ambasadave, është edhe ky raport me shkrim dore i policit Ramazan Boka, i cili, zbulon se në ç’gjendje gadishmërie ishte vënë regjimi i udhëhequr nga Ramiz Alia.   Polici njofton detajet e ditës së tij të shërbimit me 26 korrik në rrugën Konferenca e Pezës në Tiranë.

Raport shërbimi:

Sot në qytetin e Tiranës  unë polic Ramazan Boka,  duke qenë në shërbim në rrugën Konferenca e Pezës bashkë me polic Skënder Cullhaj rreth orës 12:30 na drejtohet një qytetar e na thotë: e shikoni se ç’bëhet keni marrë vesh gjë.  Qytetari na tha se janë grumbulluar shumë njerëz nga rrethet dhe thonë hajde të veprojmë tashti të futemi në ambasada. Me të dëgjuar qytetarin shkuam të dy ku ishin mbledhur  shumë njerëz. Sa na panë një turmë njerëzish ikën me vrap. Shumë të tjerë  ishin ulur nëpër trotuare. U folëm që të çoheshin dhe ata ikën me vrap.  Duke vazhduar rrugën te Ministria e Tregtisë së Brendshme, një grup të rinjsh na folën nga mbrapa shpine. “rrethojini, rethojini”, u kthyem nga ata. Disa mbrapa turmës filluan të bërtisnin dhe ikën me vrap nga stacioni i Fushë Krujës për të dalë nga rruga Kongresi i Përmetit. Ne dy policët  njoftuam me telefon rajonin e policisë nr.3. Sa dalim nga telefoni, turma u kthye prapë mbrapa nga erdhën dhe njerëzit u shpërndanë nga drejtime të ndryshme. Disa morën rrugën lart nga sahati, disa u futën në restorant  Progresi. Kishin ardhur edhe forcat e  repartit 326 dhe gjendja u bë normale

blank

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here