Zenel Cana, luftëtari i grupit të Alush Lleshanakut që u kap nga Sigurimi pasi u plagos

0
234
blank

Zenel Cana, ishte i vetmi i grupit të Alush Lleshanakut që u arrestua duke qenë i plagosur. Ai ishte bërë pjesë e forcave antikomuniste në emigracion pas arratisjes. Pas lufte ai u dërgua për të kryer shërbimin ushtarak në zonat kufitare me Greqinë. Zeneli u arratis nga Shqipëria në zonën e Leskovikut në maj 1948 së bashku me Musa Meminin dhe Dedë Vocin. Fillimisht ka shkuar në kampin e Llavrosit në Greqi e më pas, në mars 1949 është nisur në kampin e Santa Faras në Itali. Në lidhje me çastet e arrestimit të tij, 28 maj 1951 para hetuesit Niko Paskali ai deklaron:
“Në fillim të tetorit 1950 unë jam kapur nga forcat e policisë së Kuçovës në pyllin e Gegës në këtë mënyrë: forcat më kanë rrethuar afër shtëpisë së Hamit Lames. Para hapjes së zjarrit më lajmëroi djali i Hamitit, Xhaferri, që unë të dorëzohesha, pasi isha i rrethuar nga policia. Unë kundërshtova dhe i thashë që nuk dorëzohem. Pasi unë nuk u binda, ai iku. Nga larg, një polic më thirri duke më thënë se të dorëzohesha se isha i falur. Unë u përpoqa të dilja nga rrethimi. Policia hapi zjarr dhe unë shtiva 3-4 herë me beretë, pastaj u plagosa në fyt. Kështu u kapa i gjalla”.
Zenel Cana  u dënua me 15 vjet burgim. Fotografia tregon Zenelin në hetuesi.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here