1953/ Kampi fabrikës së tullave në Tiranë dhe dy gjermanet e internuara

0
202
blank

Dy gjermanet e fotos Erna Schubert, Irmgrand Tennius dhe Elsa Koch, të profesioneve daktilografiste dhe stenografiste të komandës gjermane të ushtrisë u arrestuan në 5.9.1944 në Kukës rrugës për në Prizren. Elsa u dënua me 20 vjet burgim. Erna dhe Irmgrand në vitin 1945 u dënuan me nga 2 vjet burg

Nga Kastriot Dervishi

Në fund të vitit 1952 dhe në fillim të vitit 1953, kampi nr.3 (më pas merr numrin 5) tela me gjemba i Cërrikut u zhvendos në fabrikën e tullave në Tiranë (Kampi i Fabrikës së Tullave Tiranë). Të internuarit e këtij kampi u përdorën për ndërtimin e rafinerisë së atij qyteti të ri, por nuk qëndruan për shumë kohë këtu.

Për arsye se kampi i Tepelenës nuk ishte kamp i punës së detyruar (sepse nuk kishte ndonjë vepër të planifikuar aty), personat më të aftë nga ky kamp, u zhvendosën fillimisht në kantierin nr.216 Vlorë e më pas në kampin që u ngrit pranë fabrikës së tullave në Tiranë. Vendi i ri i përzgjedhur si vend pune, fabrika e tullave, ishte buzë lumit të Tiranës disa qindra metra larg urës së Kamzës.

Puna te Kampi i Fabrikës së Tullave Tiranë, ishte me turne, çdo turn e kishte normë të prodhonte 20.000 tulla. Në raportin e datës 2.2.1953 të Degës së Kampeve dhe Burgjeve, ndër të tjera thuhej:  “Të aftët për punë u sollën të gjithë për të punuar në fabrikën e tullave në Tiranë dhe ato që s’kishin kondita për të punuar u grumbulluan të gjithë në kampin nr.4 Tepelenë”. Në këtë kohë përllogariteshin rreth 1.000 të internuar. Në foton bashkëlidhur, nga e majta, duket paksa fabrika e tullave. Këtë që besohet se e ka shkrepur Reshit Mulleti, e ka ruajtur për vite me radhë Musa Maçi. Në foto shpjegohen emrat e të internuarve.

Dy gjermanet e fotos Erna Schubert, Irmgrand Tennius dhe Elsa Koch, të profesioneve daktilografiste dhe stenografiste të komandës gjermane të ushtrisë u arrestuan në 5.9.1944 në Kukës rrugës për në Prizren. Elsa u dënua me 20 vjet burgim. Erna dhe Irmgrand në vitin 1945 u dënuan me nga 2 vjet burg. Si mbaruan dënimin më 5.11.1946, u arrestuan përsëri e qëndruan në hetuesi pa dalë në gjyq deri më 24.1.1949. U dërguan në internim, së fundi në fabrikën e tullave e pas shkrirjes së kampeve tela me gjemba në Lushnje.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here