8 marsi i grave në komunizëm

0
369
blank

Nderim në ditën e  8 marsit për të gjithë vajza apo gratë që u burgosën apo u dënuan me vdekje gjatë viteve të komunizmit...

Kastriot Dervishi

Regjimi komunist në dënimin e kundërshtarëve të tij politikë nuk bëri dallim midis moshave apo gjinive. Shumë vajza e gra u burgosën apo u dënuan me vdekje. Në vitet 1944-1950 gratë e vuajtën dënimin në burgjet vendore të rretheve, në të cilat kishte një seksion të veçantë për ta. Në vitet 1950-1966 ato vuajtën dënimin në një aneks të kamp-burgut të artizanalit në Tiranë, ku kryenin punë rrobaqepësie dhe pjesërisht në raste sezonesh edhe punë bujqësie. Më pas, në vitet 1966-1976 ata vuajtën dënimin në kampet nr.318 në Kuçovë dhe në vitet 1976-1990 në Kosovë të Elbasanit, me punë të detyruar në bujqësi dhe punime artizanale. Të dënuarat e fundit të komunizmit, në vitet 1990-1991 e vuajtën dënimin në repartin nr.325 në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Në respekt të këtyre vuajtjeve, bashkëlidhur disa foto grash të burgosura, të fotografuara në burgjet e komunizmit.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here