Si i shpëtoi qindra hebrenjtë e Beratit komandanti i Ballit Kombëtar Kadri Cakrani

0
214
blank

Për herë të parë zbulohet një letër e rrallë nga lufta e cila hedh dritë mbi shpëtimin e mbi 2 mijë hebrenjve në Shqipëri. Bëhet fjalë për qindra hebrentë e Beratit të cilët u shpëtuan vetëm falë ndërhyrjes së Kadri Cakranit, Komandantit të Ballit Kombëtar.

Nga Erald Kapri

I studiuar në Vjenë dhe djali i firmëtarit të pavarësisë Hajderin Cakranit, Kadri Cakrani është investuar personalisht që të shpëtonte nga duart e gjermanëve hebrentë e Beratit.

Në letrën e bërë publike sot nga pinjolli i kësaj familje, avokati Kujtim Cakrani, ish komandanti i Ballit i shkruante xhaxhait të vetë në Mallakastër që të mriëpriste dhe të strehonte mes familjeve të zonës hebrenjtë. Kjo është një nga ngjarjet që kombi shqiptar nderohet botërisht, dhe kjo falë aty familjeve shqiptare që shkrinë pasurinë e tyre për të themeluar dhe ngritur shtetin shqiptar.

Me këtë ngjarje sapo u krenua në SHBA edhe kryeministri Rama por duke thënë gjysmën e së të vërtetës. Të paktën herës tjetër, kur të flasë për Ballin Kombëtar në Parlament, të shprehë mirënjohjen e duhur për këtë organizatë të nacionalizmit shqiptar.

Letra e plotë

"Berat,11.9.943
Bektash Cakranit, Cakran, Mallakastër (konfidenciale në dorë)
Xhaxha, po të shkruaj urgjent mes halleve të shumta që pllakosën tani me kapitullimin e italianëve, pasi ti e ke Mallakastrën në dorë. Duhet me urgjencë të transportojmë nga Berati tek ju një numër të madh njerëzish, që tani për tani nuk kemi as mjete për ti prurë aty.Bëhet llaf për çifutët këtu tek ne që janë me qindra dhe halli është se po të merret vesh kush janë, kanë për ti shkuar në plumb të tërë dhe Beratin vetë që aq është i gjithi. Nuk dihet se nga mund tu vejë haberi dhe as besim nuk kam, kohë jo e jo se edhe ti mësheh me dokumenta muhamedane nëpër familje këtu, s’dihet nga del fjala dhe mua më duhet të shkoj në plumb Beratin pastaj. Duhet domosdo të piqem dhe me Mit’hat Frashërin dhe ata në Tiranë të mos jepet asnjë informatë ku janë sa, si e qysh.Nuk duhet të bjenë në dorë të armatës gjermane që është duke ardhur asnjë çifut nga këta që kanë qënë dhe kanë ardhur në Berat, për arsye se dihet qëndrimi i gjermanëve për ta. Gjithashtu nuk duhet të konsiderohen shqiptarët dhe Berati si mëshehës të tyre, për arsye se do të mbizotërojë mbi popullatën më prapa një klimë terrori. Po edhe për aty gjithë ai milet nuk e mbëshehim dot dhe kohë për ti prurë po ka mbetur akoma. Tjatër rrezik që ti e di vetë është se po u muarr vesh Mallakastra mund të digjet. Dërgo njeri urgjent me korierin tim.
Ne foto
Kadri Cakrani
Komandant i Pergjithshem i Ballit Kombetar

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here