Porto-Palermo, kalaja që verboi të internuarit në komunizëm

0
153
blank

98 burra, 66 gra, 36 fëmijë të internuar ishin mbyllur në prill të 1950 në kalanë e Porto Palermos. Mbaheshin në bodrumet e lagështa e errëta të kalasë me 200 gramë bukë në ditë....

Kalaja e Porto Palermos, e ndërtuar në fundin e mesjetës nga Ali Pashë Tepelena, i shërbeu komunizmit për të izoluar mbi 200 të internuar. Ajo funksionoi si kamp internimi gjatë vitit 1950, ku të internuarit u sollën nga kampi Lozhanit dhe i Tepelenës. Kushtet e jetesës ishin mëse të rënda, ku problem nuk ishte vetëm fjetja në natyrë, por edhe errësira dhe uji i pijshëm me përmasë të lartë kripe. Ajo pak bukë që jepej për të mbajtur frymën gjallë të internuarit, gatuhej brenda kalasë. Qëndronin nëpër bodrumet e kalasë, të cilat shërbenin edhe si vend torturash. Jepej ushqim nga 200 gram bukë në ditë shoqëruar me pak marmelatë e margarinë disavjeçare të prishur. Ditët që kaloheshin në këtë kamp ishin thuajse “natë” gjithë kohës dhe pas disa muajsh qëndrim aty, të internuarit që dilnin nga ky kamp ç'njerëzor nuk shihnin mirë nga sytë. Terr kudo. Fati, (nëse mund të quhet i tillë për ata që vuajtën në këtë kala), erdhi në vitin 1950, kur një anije italiane në rrezik mbytje u vendos pranë mureve të kampit. Kjo situatë aksidentale alarmoi strukturat e poshtetit, pasi i druheshin ndonjë arratisje masive të të dënuarve duke shfrytëzuar mbërritjen e anijeve të huaja dhe në fund të vitit 1950 qeveria komuniste e mbylli kampin.

Të dhënat e siguruara për të internuarit në kampin e Porto Palermos:

-Janar 1950: 98 burra, 64 gra, 36 fëmijë

-Shkurt 1950: 83 burra, 61 gra, 37 fëmijë

-Mars 1950: 92 burra, 63 gra, 36 fëmijë

-Prill 1950: 98 burra, 66 gra, 36 fëmijë

-Maj 1950: 91 burra

-Qershor 1950: 92 burra

-Korrik 1950: 98 burra

-Gusht 1950: 98 burra

-Shtator 1950: 128 burra

-Tetor 1950: 140 burra

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here