15 shkurt 1946, ekzekutohet nga regjimi komunist Maliq Bushati

0
295
blank

Me 15 shkurt 1946, ekzekutohet nga një skuadër pushkatimi tek e ashtuquajtura kodra e priftit, në Tiranë  Maliq Bushati. Ai ishte 66 vjeç. Trupi i tij u mbulua në një varr pa emër.

Maliq Bushati ishte kapur tradhëtisht nga komunistët më 1945 në Shkodër ku qëndronte i fshehur. Një ditë para ekzekutimit, më 14 shkurt 1946, Maliq Bushati ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë e posaçme, së bashku me Lef Nosin dhe Anton Harapin nën akuzat për bashkëpunim me pushtuesin. Maliq Bushati vinte nga fisi i njohur i Bushatllinjëve të Shkodrës. Pjesmarrës i hershëm në lëvizjen kombëtare, gjatë viteve 1920 – 30 ai kishte qenë deputet në parlament në grupin e opozitës. Urrejtja ndaj mbretit Zog bëri që në prill 1939, Bushati të shprehej në favor të pushtimit italian, dhe shërbeu më pas si ministër i Brendshëm në qeverinë e Shefqet Vërlacit (një tjetër kundërshtar i Zogut).

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here