Kandri Hazbiu: Ushqehen keq, të burgosurit janë sëmurë nuk kanë rendiment në punë…

0
189
blank

Dokumenti, ku zbulohet se Enver Hoxha e kishte ulur aq shumë racionin ushqimor në prill 1951, sa të burgosurit dhe të internuarit, të sëmurë e të uritur nuk kishin më rendiment në punët e detyruara që i vinte regjimi…

Që të burgosurit dhe të internuarit jetonin në kushte çnjerëzore dhe kërcënoheshin nga uria e vazhdueshme, e vërteton edhe ky dokument zyrtar i nënshkruar nga Kadri Hazbiu në vitin 1951.

Nga dokumenti zbulohet se në prill të vitit 1951 me urdhër të kryeminsitrit Enver Hoxha ishin ulur normat e ushqimit për të burgosurit, të internuarit dhe robërit e luftës. Hoxha e kishte parë të arsyeshme tu jepte më pak ushqim sepse rëndonin buxhetin e shtetit!

Duhet thënë se edhe para se racioni i tyre ushqimor të ulej ai ishte tmerrësisht i varfër dhe uria bënte kërdinë mbi këta njerëz që pak nga pak ishin kthyer në skelete.

blank

Ulja e këtyre racioneve ushqimore (pervec sasisë shumë të vogël edhe dieta ishte tejet e varfër)  kishte çuar në rrënimin e plotë të të burgosurve dhe të internuarve dhe rendimenti i tyre në punë kishte rënë. Pikërisht rendimenti e shqetësonte qeverinë e Enver Hoxhës dhe  Kadri Hazbiu në këtë dokument i kërkon kryeministrit  të rikthehej norma e ushqimit që ishte më parë.

“Nga ulja e normës së ushqimit  gjatë kësaj kohe na rezulton se: për të burgosurit që punojnë  si në kanalin e Maliqit, në kanalin Peqin, Kavajë, etj, ka ankime nga të burgosurit, rendimenti i punës ka rënë, ka dobësi fizike dhe kemi patur një numër të sëmurë sidomos në Maliq, ku edhe konditat e punës janë të rënda. Kjo gjendje është edhe për kampin e robërve të luftës…”

Me kaq pak rreshta Kadri Hazbiu në këtë kohë zv.Ministër i Brenshëm i bën një skaner gjendjes së të burgosurve që bënin punë të detyruar në frontet më të vështira nën kërcënimin e urisë së përditshme…

Më poshtë në këtë dokument Kadri Hazbiu në rolin e zyrtarit komunist duke menduar se si mund të shtohej rendimenti në punë, pra si të shfrytëzoheshin më mirë këta “skllevër” të shekullit XX, shihte e udhës të rriteshin pak normat e ushqimit.

“Për të shtuar rendimentin në punë, për të ruajtur gjendjen fizike, të të burgosurve dhe t’internuarve dhe për ti nxitur ata që të punojnë , jemi të mendimit  që të burgosurve dhe t’internuarve (duke futur këtu edhe kampin e robërve të luftës) që punojnë, t’u jpet norma e ushqimit që kanë patur më parë, gjithashtu tu jepet i njëjti ushqim të sëmurëve nëpër kampet e punës edhe në kohën që nuk punojnë për arsye fizike”.

Fakti që e gjithë kjo bëhej vetëm për të arritur objektivat e Partisë në frontet më të vështira të punës e vërtetojnë rreshtat në vijim të dokumentit, ku thuhet se“për të burgosurit dhe t’internuarit që nuk punojnë të mbetet norma që kanë tani”.

en.kujto.al sjell këtu dokumentin original që ruhet në Arkivin e Shtetit.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here