Skënder Deme: Tmerret në kampin e vdekjes në Vloçisht

0
155
blank

Rrëfimi i Skënder Demes, zbardhur në një raport të qeverisë amerikane paraqitur në OKB, në shkurt 1955, pasi ai kishte erritur të arratisej nga Shqipëria...

Kjo dëshmi e ish të burgosurit që vuajti në ferrin e kampit famëkeq të Vloçishtit është zbardhur në një raport të qeverisë amerikane paraqitur në OKB, në shkurt 1955, ku ndër të tjera thuhej:  “Midis deklarimeve të kategorisë së parë rreth kolonive penale, ajo e dhënë nga Skënder Deme, i cili kaloi 5 vjet në këto kampe para ikjes së tij në Greqi, në prill 1951. Sipas tij, deri në atë kohë kishte 10 burgje politike në Shqipëri, prej të cilave 10 mijë veta jetonin në kushte tmerruese. Torturat e tyre dhe trajtimi çnjerëzor ishin përshkruar si të pabesueshme. Vetë Deme shërbeu në dy koloni ndëshkuese në “kampin e vdekjes” në Vloçisht, afër Korçës, ku nga 1.200 persona, kryesisht njerëz të ligjit, doktorë, studentë, ish-oficerë të lartë, klerikë katolikë dhe myslimanë, tregtarë dhe në kampin e Bedenit në Kavajë. Të burgosurit në kampin e parë punonin në projektin e shpallur të Maliqit, ndërsa ata të tjerët në kanalin kullues Peqin-Kavajë. Në kampin e vdekjes në Vloçisht, të burgosurit zgjoheshin në orën 3.30 dhe fillonin punën në kanal në orën 6.00, ktheheshin në kamp në orën 20.00. disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë për punë aktualisht varroseshin të gjallë në kanal, midis këtyre ishin edhe prifti Josif Papamihali – kryetari i kishës unite në Korçë, nënkolonel Sulejman Vuçiterna, hoxha Qazim Melçani, nënkolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj  Luli, Ali  Elezi dhe të tjerë. Për arsye të një thyerje rregulli, një student u lidh nga rojet e burgut në një kolonë dhe u la aty për 72 orë. Kampi në liqenin e Maliqit mund të preket si një shembull tjetër që tregon se si kalojnë të burgosurit politikë në Shqipëri. Të burgosurit në këtë kamp janë organizuar në 12 brigada pune, secila e përbërë nga 120-140 burra. Secila përbëhet nga 3 kompani dhe secila prej tyre prej 3 skuadrash. Personeli që komandon njësitë e ndryshme përbëhet nga shokë të tyre që quhen të dëmshëm nga komandanti i kampit, megjithëse çdo brigadë është nën mbikëqyrjen e fortë të një oficeri të policisë. Të burgosurit banojnë në baraka dhogash, me një brigadë në secilën barakë. Ato nuk janë të ndara në dhoma, gjatë mureve janë dy rreshta koçekësh me dy krevate, njëri mbi tjetrin, ku flenë të burgosurit. Shteti nuk i jep ndonjë mbulesë dhe ata të burgosur që nuk kanë, duhet të flenë ashtu siç janë mbi kotecin e zhveshur. Barakat nuk janë të mbrojtura prej kohësh. Çdo të burgosuri i kanë dhënë vetëm një palë rroba pune të përbëra nga një pallto, pantallona dhe një këmishë, të cilat shpejt grisen se puna e të burgosurve ka të bëjë me tharjen e liqenit të Maliqit dhe duhet që ata, shumicën e kohës të punojnë në ujë. Nëse i burgosuri nuk ka rrobat e tij për t’u ndërruar pas pune, duhet të mbetet me veshjen e punës, ashtu i lagur. Si rregull punojnë 10 orë pune në ditë, nëse nuk shtohen me urdhër të komandantit të brigadës. Në gërmimin e kanalit për tharjen e liqenit të Maliqit, shumica e të burgosurve janë zakonisht në ujë, që arrin deri në gjunjë, e disa herë deri në brez. Në kundërshtim me këtë kusht, puna vazhdon pa marrë parasysh kohën ose stinën e vitit. Një rrezik tjetër i punës, është numri i madh i shushunjave në kanal, që sulmojnë të burgosurit. Si rezultat, shumë të burgosur sëmuren dhe shpesh rreth 150 prej tyre kishin nevojë mjekësore të përditshme. Vetë doktori i kampit është i burgosur përjetë. Megjithëse është doktor i mirë, ai nuk ka as veglat dhe as barnat e nevojshme. Veç skenës së punës së rregullt, që fillon nga ora 4.00 dhe përfundon në orën 16.00, me dy orët që nevojiten për ecje nga barakat në punë, puna shpesh vazhdon për 1 ose 2 orë më shumë. Pushimi jepet 3 herë në ditë. Racioni i bukës është 500 gramë, një përzierje gruri dhe thekre, zakonisht e papjekur, që u jepej në drekë. Ushqimi i zier u jepet vetëm për mëngjes dhe darkë. Zakonisht përbëhet nga një supë uji me makarona, fasule ose kunguj. Çdo i burgosur duhet të marrë 100 gramë mish në ditë, megjithëse kjo ndodh rrallë. Kohë pas kohe, të burgosurit lejohen të marrin pako me ushqime për të shtuar dietat e tyre”.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here