Aksioni në veri, shkurt 1945: Lista me 40 të arrestuar brenda 4 ditëve

0
161
blank

Raporti mbi arrestimet e Brigadës II Mbrojtjes Popullit, në zonat e malësisë Shkodrës, Pukës, etj...

Aksioni i komunistëve kryesisht në veri të vendit, për eleminimin e kundërshtarëve politik  mori hov të veçantë në shkurt të 1945. Pas informatave të ardhura nga Beogradi se në pranverë-verë të ’45-ës, forcat nacionaliste do të organizonin një lëvizje të gjerë antikomunistë në të gjithë vendin,  në fund të janarit 1945, krerët komunistë hartuan një aksion për të gjunjëzuar veriun e vendit, aty ku ishin edhe iniciatorët e kësaj kryengritjeje. Operacioni për të eleminuar ende pa nisur këtë lëvizje nisi që në ditët e para të shkurtit, ku brigadat e Mbrojtjes së popullit (pararendëset e Sigurimit të Shtetit) të shpendara në të gjithë vendin, nisën çarmatimin e kundërshtarëve të tyre përmes kontrolleve të gjera dhe sekuestrimeve në të gjithë familjet e piketuara.

Se ç’përmasa kishte marrë ky aksion na e tregojnë qartë raportet e brigadave të armatosura të cilat dërgonin drejt qendrës rezultatet e “punës së tyre”.

Dokumentet që sjellim këtu dëshmojnë rezultat e aksionit brenda dy javëve të para të shkurtit, të Brigadës së dytë të Mbrojtjes së Popullit. Dokumenti i parë  liston 40 persona që mbante të burgosur në Shkodër, të gjithë të arrestuarit brenda datave 7-10 shkurt 1945.

Dokumenti i dytë liston 31 të arrestuar me 14 dhe 15 shkurt dhe dokumenti i tretë 13 të arrestuar të tjerë me 16 shkurt, po nga kjo brigadë e drejtuar nga Petro Bullati.

Ja listat e raportuara nga shtabi i Brigadës II të Mbrojtjes së Popullit.

blank

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here