Alarmi i Shefqet Peçit: Reaksionarët kanë zhdukur flamurin rus

0
461

Në vetëm pesë rreshta radiogram të Shefqet Peçit, një prej komandantëve më gjakatarë, që ndërsyen shqiptarët në luftë kundër shqiptarëve, ne veri të Shqipërisë më 1945-1946, kuptohet se sa mizor do të ishte ai regjim ndaj një popullsie krejtësisht të pafajshme.

Në këtë radiogram gjenden bashkë mandata e vrasjes së një partizani pse kishte ndihmuar të arratisej nga burgu një kundërshtar të regjimit, dhe shqetësimi diabolik i udhëheqësit komunsit pse nga katër flamurët: anglez, amerikan, rus e shqiptar befas ishte zhdukur pikërisht ai rus, çka paralajmëronte një sulm të hapur kundër vatrës së ideologjisë komuniste.

Ja çfarë i shkruan Shefqet Peçi, Mehmet Shehut me 26 shkurt 1945: “Në Sukë u pushkatua Ndue  Lleshi Partizan i Komandës Vëndit Dush se ndihmoj aratisjen nga burgu të Ded Çunit. Duke u gdhirë sot 26/shkurt i945, në tribunë ku vareshin katër flamurët, Engles, Amerikan, Rus, Shqiptar u zhduk flamuri Sovjetik. Kjo çështje dyshojmë të ketë lidhje me sabotimin e autoparlantit ditën e 23/II/945. Oficeri Gjerman që qëndronte ilegal në malsit e Shkodrës bashkë me një farë Gjin Luka u dorëzua. Shefqeti...”.

Dokumenti gjendet në një prej dosjeve të Arkivit të Shtetit, ku ruhet një dokumentacion i pasur për krimet e regjimit komunsit në veri të Shqipërisë në vitin 1945.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here