"Mua dhe nënën në burg, ishte buruca aty dhe nuk më linin për të parë nënën. Unë e shihja nënën, nëna më shikonte mua dhe nuk guxonim që të flisnim njëri me tjetrin. Kur kam dal nga burgu kam qenë aq i hutuar sa kam harruar edhe shtëpinë. Kisha punuar dhe kisha para me vete se i ruaja paratë".
Asim Goga rrëfen kalvarin e persekutimeve, si ja vranë babain dhe si ra në burg me nënën e tij.
Dëshmia e plotë
Babai ishte shofer dhe e akuzuan se donte të nxirrte një femër në Jugosllavi. Në vitin 1956 babai bëri 5 vjet burg.
Për çfarë u akuzua babai?
U akuzua se kishte çuar një femër një Jugosllavi. Babai i thotë unë kam qenë shofer ajo pasagjere dhe unë nuk e di qëllimin e saj. Si përfundim e dënuan me 5 vjet burg dhe në 56 u lirua. As një vit nuk ndenji donin ta fusnin prap në burg, detyrohet babai të iki dhe ikën në Jugosllavi. Donte me më marr dhe mua në Jugosllavi por i thotë nëna mos ma merr, se isha dhe më i madhi nga fëmijët. Ikën babai në Jugosllavi dhe rri tre vjet, pas tre vjetësh vjen me na marr ne si familje. Vjen dhe rri tre ditë në Shkodër i fshehur, na përgatit të gjithëve dhe ne nisemi të ikim. 10 maj i 1959 nisemi ne të ikim, nëna me gjithë fëmijët. Ec e ec na erdhën disa ushtarë, “ndal”- thanë, na rrethuan, filluan të qëllonin. Babi kishte kaluar përpara bashkë me vëllain edhe i thoshte ik edhe ti se u pa kjo punë. Ne na kapin të gjithëve na lidhin, edhe vjen Ylmi Sahiti edhe i thotë atyre nëpër posta: “Vritini se ju vret se ka qenë trim”. Vritini se ju vret, këto fjalë i ka thën Ilmi Sahiti nëpër posta, edhe si përfundim e vrasin babain. Më fusin mua në burg edhe nënën në burg, ata të tjerët ishin më të vegjël. Ata i çuan diku në shtëpi të fëmijës a nuk e di se ku i çuan, tre vëllezër dhe një motër. Ndërsa mua dhe nënën në burg. Ishte biruca aty dhe nuk më linin për të parë nënën. Ishte një kapterr shumë i mirë dhe më thoshte shikoje nënën por mos i fol. Unë e shikoja nënën, nëna më shikonte mua dhe nuk guxonim të flisnim njëri me tjetrin. Në birucat e Shkodrës kam bërë 3 muaj e gjysëm hetuesi. Si përfundim në hetuesi nuk dija që e kanë vrarë babain unë, vetëm kur më thonë ta kanë vrarë babain. Unë i them sma merr mendja. Pse tha, po të dhimbset babai? Si s'po më dhimbset babai? Kur ma tregoj fotografinë e babit të vrarë, pastaj aty më linte në këmbë nuk më linte në karrike, më dridheshin këmbët se ditë natë nëpër biruca edhe më dolën lot. “Po qan ti për babain?”-, po si spo qaj unë për babain. Po babai jot mund të na vriste ushtarët ne. Babai nuk ka ardhur për të vrarë ushtarët po për të na marr neve. Filloj hetuesia u dënova 18 vjet. Kur ma tregoj fotogafinë e babait. U lodha edhe më tha rri në këmbë, mu kputën gjunjtë edhe rashë në gjunjë, aty filloj hetuesia. Dolëm në gjyqë edhe unë edhe nëna, bashkë me nënën dorë për dore.Dolëm në gjyq me nënën edhe thotë dënohet me 18 vjet burg, por për arsye që je nën 18 vjeç merr gjyqin e dënimit, më dënojnë me 9 vjet. Dy vjet mi uli kryetari më ngelën 7 vjet shkova në burg pastaj, na dërguan në burg edhe mua edhe nënën, një farë Ylmi Sehiti, past rahmet se për ne ka qenë njeri i mirë. Kanë qenë dy operativa sigurimi edhe më thërrasin mua ishin 8 veta në dhomë. Më thërret mua ky një alamet burri, thotë ti kë për tu bërë spiunë. Skeni turp ju që më thërrisni mua për këtë punë, për këtë punë keni filanin. Më gjuajti aq shumë në shpull sa më lëshuan sytë xixa edhe qava. I thashë skeni turp që më merrni mua për këtë punë i thashë unë. Nënën e dënuan 12 vjet, mua 7 vjet. Aty në burgun e Shkodrës nuk më lënin të takoja nënën edhe i them unë Ylmi Sehitit që nuk më lëjnë të takojë nënën. Më më mësonte një prifti çfarë të flisja. “Me leje”- i them zoti general,” Po”- tha, “A më takon mua të takoj nënën në burg?”.. “po “-tha, djali i bishës, Kam dy muaj pa takuar nënën. Nëna aty unë këtu edhe nuk e takojë. I thotë operativit ta takoj nënën. Unë prapë se takoj. As një jave më mëson prifti thuaj, me leje zotëri gjeneral ti ma dhe fjalën po për të takuar nënën, unë nuk e kam takuar. I thashë çfarë si thashë ai u bë nervoz edhe shkapiti derën edhe i thotë ti Çani Kalo me kthy fjalën time, shpejt tha shko takoje. Ça bëjë unë prej gëzimit kërcej për të përqafuar nënën.Më del ai kapterri edhe më thotë: “nuk bën nuk ke takim special ti këtu”, “po nënën mo dua të takoj”, “ik”- thotë aty. Më futën midis hekurave edhe si përfundim i thotë Ylmi Sahitit . I them zotëri gjeneral shumë faleminderit që më le që të takoja nënën. Atëherë më kanë lënë çdo 15 ditë që të takoja nënën as fjalës së Ylmi Sahitit, se për ndryshe nuk më linin hiç. Shkova në kamp në Laç për herë të parë në kanal deri në gju. Mere me mend sa bënim çizme me shtesë se u fuste në baltë këmba edhe mbusheshe me ujë. Kampi ishte prej kashte suvatimin e kishin bërë me llaç, me baltë edhe birucat një muaj më llamarina vetëm 600 gram bukë thatë. Njëri një shok aty e kapi një rikë, e kapi dhe e hëngri të gjallë. I hoqi puplat dhe e hëngri mishin e gjallë.Merre me mend 600 gram bukë thatë dhe këtë nuk e harroj tërë jetën. Jam liruar 5 dhjetor të vitit 1963. Kam bërë 4 vjet , 9 muaj e 15 ditë burg. Nëna një vit bëri dhe kurrë nuk e harroj fjalën e Ylmi Sehitit në burgun e Shkodrës kur më tha, hajde këtu djali i bishës nënën po ta lirojmë. Ju faleminderit që po më lironi nënën mua ska gjë, ti tha do të bësh burg po jo shumë. Vdiq Ylmi Sahiti dhe mbeta dhe unë në burg. Mbarova burgun edhe erdha në shtëpi.
A të kujtohet momenti kur ke dalë nga burgu?
Kur kam dal nga burgu kam qenë aq i hutuar sa kam harruar edhe shtëpinë. Shoh një komshi edhe ai më njohu.
Nga cili burg u lirove?
Nga sonda kaustike të Vlorës.
Kush të priti kur dole?
Kush do më priste mua, ndodhi një shofer që më njihte i lagjes që më tha po ti sjell unë rrobat ty. Një shilte dhe një jorgan se ca kishe tjetër. Nuk e harroj kurrë në tren, në atë çantën e rrobave ishte shkruar Asim Goga dhe njëri më thotë: “hë more Asim a u lirove?” Në tren më njohi, “ku më njohe”- i thashë. “Pashë çantën në tren”- më tha. Erdha në Shkodër isha si i hutuar zdija ça më thënë, kisha harruar shtëpinë. Ishte bërë një shkollë aty. Më kap njëri e më thot Asim po kisha punuar edhe i ruaja paratë se do kurseje se e dije që nëna shkret po lirohet prej burgu po ska ça me bo. Kur i prura nënës unë 6 mijë lekë më thotë, po ty të past nëna, i them i kam kursyer. Kisha kursyer paratë që ti sillja në shtëpi. Atherë filloj puna, filloj jeta.
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.