Procesi i “Gjyqit të Deputetëve” dhe ekzekutimi i atë e bir, Sheh Ibrahim Karbunara dhe djalit të tij Hysen Shehu. Fillimisht Sheh Ibrahimi u dënua me varje, por më pas kaloi në pushkatim për shkak se ishte i veshur me veladonin e besimit, si përfaqëues i tarikadit Alveti. Ekzekutimi u krye pasi i vranë të birin, brenda e një patrioti që kontribuoi për vendin që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë deri në ditën që e vraru regjimi komunist.
Procesi i gjyqit i ngjante një teatri të madh që po vinte në skenë dramën që i hapi rrugë të tjera veprave të tilla mizore, siç ishte vrasja e intelektualëve dhe klerikëve, që konsideroheshin si kundërshtarë të pushtetit komunist. Në të shtëquajturin “Gjyqi i Deputetëve” në vitin 1947, binte në në sy një burrë i moshuar, me qëndrim stoik, i veshur me veladonin e fesë dhe ky ishte Sheh Ibrahim Karbunara, përfaqësues i tarikadit Alveti. Diku, i lodhur dhe dërmuar nga torturat në hetuesi, në një rresht pas tij, qëndronte edhe i biri, Hysen Shehu. Akuzoheshin si “armiq të popullit”, të lidhur me agjenturat e huaja dhe se kërkonin të “rrëzonin pushtetin popullor”. Akuza të stërholluara që paracaktonin dënimin me vdekje. Tragjia u shkrua në atë sallë dhe janë po aq epike zhvillimet, ku nga 17 të dënuarit me vdekje ishin edhe atë e bir Sheh Ibrahimi dhe djali Hyseni.
U diskutua që dënimi i Sheh Ibrahimit të ishte me varje, por bënë një “tolerim”, duke i thënë se meqë ke veshje fetari do të pushkatojmë, bashkë me djalin. Dëshmitarët shprehen se që të dy qëndruan të heshtur dhe nuk dhanë asnjë shenjë dobësie para prokurorit Josif Pashkoo dhe trupit gjykues, që në këtë proces ishin të etur për gjak. Sheh Ibrahimi do ikte me një peng të madh nga jeta, dëshmitë e shumta në atë kohë konfirmojnë se skuadra e pushkatimit fillimisht ekzekutoi djalin Hysenin, duke e lënë të atin 70-vjeçar, Sheh Ibrahimin në dhimbje të thellë. Por ai qëndroi në këmbë deri në momentin kur breshëritë e armëve ranë edhe mbi njeriun e fesë dhe patriotin e madh që kontribuoi aq shumë për vendin.
Në këtë mënyrë mbylli sytë një nga patriotët e shquar të vendit, Sheh Ibrahim Karbunara. Procesi i njohur si “Gjyqi i Deputeteve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori” në Tiranë. Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni i I Nexhat Hyseni anëtar dhe Kapiteni i II-Mustafa Iljazii anëtar, ndërsa prokuror ishte Josif Pashko. Dhanë dënime të rënda, duke u bërë shembull edhe për procese të tjera po kaq të tragjike që erdhën më pas.
Sheh Ibrahim Karbunara u zgjodh deputet në vitin 1945 dhe ishte një ndër ata patriotët që me Ismail Qemalin firmosën Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912). Vepritaria e tij patriotike do të vijonte me organizimin e Kongresit të Lushnjes, duke qenë edhe delegat i këtij kongresi. Ishte anëtar i Opozitës Popullore dhe mik i Nolit, Gurakuqit e Bajram Currit. Ai kishte studiuar në Stamboll dhe Teheran dhe ishte njohës i disa gjuhëve të huaja dhe një nga intelektualët e shquar të kohës në lëvizjen kombëtare.
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.