Dëfrim, spiunim dhe prerje kokash në një mbrëmje vallëzimi të sigurimsave/ Dokumenti

0
458
blank

Oficer Shaban Skënderaj i shkruan Sigurimit të Shtetit: “Ke pirë Todo! Por mos kështu, se ato janë shokë Partie, sidomos për Nestin nuk bën, as mund të flasë kërkush sepse është figurë mburrje për ne. Ja .... nënën dhe partisë, mjaft më me dëgla vili- vili”

Ishte gushti i vitit 1946, një natë dëfrimi për shokët e partisë e të Sigurimit të Shtetit, në një sallë në Laprakë. Po festohej zgjedhja e Këshillit të Frontit, në mbrëmje të datës 29 Gusht 1946, shokë të partisë dhe të Sigurimit të Shtetit ishin mbledhur për të kënduar e vallëzuar. Todo Mançi ishte një ish-partizan që ishte vënë në shënjestër të sigurimsit Shaban Skënderaj, i cili kishte shfrytëzuar mllefin e Mançit, në një moment të vështirë kur ishte i pirë e kishte “vjellë vrer” kundër shokëve të partisë. Letra e Kapiten Shaban Skënderaj, e marrë në Arkivën e Shtetit, e tregon qartë luftën e  brendshme në radhët e partisë dhe roli i sigurimit të shtetit për të denigruar persona që sado pak, kishin nisur të kishin pakënaqësi kundër “shokëve të partisë. Letra e sigurimsit Shaban Skëndeaj i drejtohej Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit.

Letra

I nënshkruari Kapiten Shaban Skënderaj, me cilsi Komisar’i Rethit Qendrës M.P.Tiranë, shtroj raportin në vijim kundër të quajturit TODO MANÇI me cilsi Shef’i Personelit M.P.Mbrëndëshme. Ma parë po tregoj mënyrën e njoftjes për të kuptuar ma mirë pa kënaqsinë e guximin e tij, kundër shokve e Partisë.

Afërsisht nga Shtatori 1945 sës në ish Batalionin e I-rë Brig.I-rë M.P., erdhi Todo Mançi për tu takuar me Komisarin e Batalionit Kapiten Sotir Bandillin si fshatar që e kish, me këtë rast ndodha dhe unë ndenjëm, biseduam për disa minuta por su prezantuam e mbetëm të pa njohur. Me tu larguar Todua, Komisari Batalionit na rekomandon se cili ish (një ndër shokët ma të vjetër në Qarkun e Korçës që kish punuar shumë e ma tepër se (tash Kolo) Nesti Kerenxhiu, tash ka mbetur shumë mbrapa, e porsa kish ardhur në Tiranë e me nji punë pranë Ministris Mbrëndëshme.

Në Korrik të 1946 tës kurë unë ndodhesha në Zyrën e Komandës Qarkut M.P. Tiranës, vjen Todua, njifesh me Komandantin Major Zija Kambon, i jep dorën, njiherit i thotë që ish Shef’i Personelit në Ministrin e Mbrëndëshme e që kish ardhur të bisedonte për disa flet-matrikullore të Ushtarve M.P. që ato kohë ishin transferuar në Polici. Mbarovi punë dhe u largua, Komandanti na thot se kish qën partizan shumë i vjetër, e ndër ma të vjetrit në Qarkun e Korçës, duke shtuar se ma parë ka qën shumë i gjallë, i qeshur dhe alegër, dhe tani (me çudi) i humbur e si i trullosur (arsyen nuk e tha, duket se nuk e dinte). Unë ju përgjigja, e njoh e kam ndëgjuar shumë për të, kështu u mbyll biseda, e filluam punën për të cilën kisha vajtur në Qarkë. Disa herë isha takuar e ishim parë me Todon në rrugë, s’ishim salutuar e mbetëm të pa njohur.

Me rastin e zgjelljeve të Këshillit të Frontit në Kryqin e Kuq, në mbrëmje të datës 29 Gusht 1946 u organizue nji mbrëmje vallzimi. Në këtë mbrëmje u thrita dhe unë nga disa shokë N/punsa t’atyshëm, shkova aty nga ora 10 hyra në sallë ku bëhej mbrëmja (në Laprakë). Zura një vënd nga fundi sallës. Po atij krahu në mes qe vendosur një tavolin e stolisur me disa flamur n’anë të sajë, me sallë përpara në disa poltrona ishin ulur N/punsit më të naltë e disa të Këshillit të Frontit në mes tyre kish dhe të ftuar si dhe Todo Mançi. Mbrëmja kish filluar e vazhdonte, në tavolinën e sipërthanun ja kishin shtruar me pije, sidomos me vermut.

Aty nga ora 12 të mes natës filluan të shpërndahen disa nga ato që qëndronin në tavolinën e sipër-thanun, në vënt të tyre u afruan disa të tjerë. Më thritën dhe mua, u afrova dhe zura vënt afër dhe në të majtë të Todo. Më prezantuan më të, i nap dorën duke i thanë “më duket se njihemi, apo s’ësht kështu?” tundi kokën dhe me buzqeshje pranoj që po, u ula dhe mbas disa minutash mori dy gota vermut, njërën për mua dhe tjetrën për vete, pim nga ca dhe i lamë. Biseda vazhdonte gjithnjë reth disa fshatarve të tijë e tjera biseda pa rëndësi. Në mes të bisedës e pyeta në se kish të bënte personeli i Ministris me Drejtorin e Sigurimit Shtetit, mu përgjegj jo, atje ësht nji kodosh, ndoshta e njef ësht Lola (nji busqeshje ironike) – Po e njoh – dhe filloi  ta shante shumë ashpër e shumë vullgarshe, i bëj nanën e ku e di unë se sa e sa fjalë të tjera po të ndyta (gjithnjë me buzqeshje ironike). I thash jo bre, ësht i mirë dhe shumë i mirë e njof prej kohësh aq më tepër ësht dhe shokë. Përgjigje-Kodosh dhe shumë i poshtër ja bëj nënën duke vazhduar ka hak me qën se ka pranë atë kodoshin tjetër-cilin?-Nestin! Po dhe kundër këtij filloj të shajë më ndyt, ma ashpër, e ma me egërsi mbi të gjitha (e përfundoj) unë se pyes atë ...........(për Nestin).

I tash mos bre Todo kështu se shokë si Nesti janë të rallë dhe të mburemi pë shokë si ky. Lërë more ti se njef se ç’farë qelbësire ësht, unë e njof atë prej kohësh që në Korçë (Në mos gaboj tha, o desht të thoshte që unë e kam edukuar atë). Vazhdonte sharjen, në disa raste e ndërpriste duke më thanë po deshte raportoje se unë skam frikë dhe ja u bëj nënën si njeri dhe tjetrit, në këto fjalë nxori revolen nga brezi duke kërcënuar dhe duke sharë d.m.th. me qëllim vrasje, duke shtuar dhe vazhduar, nuk flas pse jamë i pirë, por flasë pse duhet folur dhe duhet ba kështu, e në funt ç’do të më bëjnë përsëri ja mbath kambëve malit si që moti (buzqeshje) se tani u mësuam. Unë, ke pirë Todo por mos kështu se ato janë shokë Partije si domos për Nestin zbën as munt të flas kërkush se pse ësht figur mburje për ne. Ja bëjë Nënën dhe Partis mjaft ma me dëgla vili vili. Kështu vazhdovi nja 1 orë e gjysëm 2. Gjithnjë vinte duke ngritur zërin, i thonja mos bërtit të paktën të mos ndigjojnë të tjerët, që sjanë të mirë, janë borgjez, e që me siguri do të kënaqen kur ndigjojnë nga goja tënde kështu, me gjith atë Todua vazhdonte të gërthiste ma me fortë. Në funt i thash ajt të hikim, zdesh duke thanë të qëndrojmë edhe ca.

Kur pash se sbëhesh as të heshte, as të ngrihej u detyrova ti them shokut Skënder Hajros (me qën se e njifnja mirë) se Todua s’ësht mirë vjell vrerë dhe flet sa munt kundër shokve dhe Partis, prandaj provoko që të mbyllet mbrëmja, po dhe ky smori vesh fjalët që i thoshnja, mbasi isht në qejfë, munt të themë se e kish humbur dhe toruan fare. Vazhdova për disa herë tue i than që tëprovokonte mbylljen, por më kotë.

Afër fundit mbasi smë doli në asnji anë vajta dhe i thash Toger Ali Kubatit, i cili i binte violinës, dhe që po të ndalte ky do të mbylleshe ballua, dhe kështu u bë, mbramja u mbyll. Kështu që kur u këtheva për tëtakuar me shokët që të largoheshim, pash që sishte Todua atje, siç, thojshin të tjerët kish vajtur për të vjell, u largova dhe su takuam fare me të at natë.   Që nga nata e mbrëmjes deri më sotë, vetëm nji herë jemi parë dhe tamam para Këshillit Popullor të N/Prefekturës, u salutuam shumë përzëmërsisht e me përmallshmëni si kur njiheshim prej nji kohe mjaftë të gjatë e me një familjaritet ma se shoqrorë. Shtoj, se natën për të cilën flasë më sipër Todua ka qën shumë i pirë, sa që kur fliste i merej goja si ndonjë memec e memzi që fliste, aq më tepër i varej koka sa majtass djathtas. Por si doqoft fakti ësht ky sepse ke shoku ka mistere.

KAPITEN (SHABAN SKËNDERAJ)

 

Tiranë, me 26/IX/946.                                                                     (firma)

Më poshtë botojmë faksimilen e letrës së Shaban Skenajt drejtuar Sigurimit të Shtetit, marre nga Arkiva e Shtetit.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here