Fadil Daja: Dy vjet tortura në hetuesi nga Shkëlzen Bajraktari, Dhimitër Shkodrani e Qemal Lame

0
700

Fadil Daja: Më kanë futur në birucë në moshën 20 vjeç, më mbajtën dy vite. Tortura... Më rrihnin, më lidhnin në hekura. Më rrihte polici Ismail Tarazhi, të cilin tani e kam komshi.

Ish i burgosuri politik, Fadil Daja i akuzuar për agjitacion dhe propagandë dhe disa akuza të tjera, rrëfen historinë e tij pas arratisjes nga ushtria.

Unë jam Fadil Daja. Kam shkuar ushtarë në vitin 1973. Kam bërë dy vite ushtri, më pas u arratisëm. Pas arratisjes na kthyen në Jugosllavi, më pas na kthyen në Shkodër. Pas Shkodrës kalova në hetuesi, në burgun 313 në Tiranë, me tre shkodranë. Gjatë dy viteve në hetuesi, shkova në birucet e 313 në hetuesinë special, me tre hetues Shkëlzen Bajraktari, Dhimitër Shkodrani dhe Qemal Lame, shefi i hetuesisë speciale të Tiranës. Gjatë dy viteve kemi vuajtur torturat nga më ç’njerzore.

Më kanë futur në birucë në moshën 20 vjeç, më mbajtën dy vite. Tortura... Më rrihnin, më lidhnin në hekura. Më rrihte polici Ismail Tarazhi, të cilin tani e kam komshi. Kam kontaktuar me policin dhe më ka thënë që e kemi patur urdhër nga shefi i hetuesisë, Qemal Lame bashkë me hetuesit Shkëlzen Bajraktari, Dhimitër Shkodrani.

Pas dy vitesh hetuesi, kam qënë vetëm në birucë. Pasi dolëm në gjyq kemi patur kryetar Gjykate, Rahmi Çelën dhe Prokuror, Ylli Miku. Më dënojnë dy me pushkatim. Mua dhe Perin Shqevi. Ndërsa ai është dënuar me 25 vjet. 45 ditë kemi qënë të lidhur me zinxhira. Pas 45 ditëve erdhi komisari i burgut, duke i dhënë urdhër policit të na lironte. Na pyeti: çfarë do t’i thuash partisë, se partia të fali jetën. Jetën ma fali zoti. Nuk kam çfarë t’i them partisë pasi atë që e bëra, e bëra me koshiencë arratisjen. Pas kësaj më kaluan 25 vjet në burgun e Spaçit.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here