Dokumenti/ Ja si rrëmbehej shtëpia dhe prona në komunizëm

0
679
blank

Shkresa e majit 1946, ku jepet një prej urdhrave të shumtë të këtij lloji në atë kohë, për zaptimin e shtëpive dhe pronave...

Ky dokument i ruajtur që nga viti i largët 1946, është një fakt i rëndësishëm, që na dëshmon sot, se si u mor me forcë çdo pronë dhe u tjetërsua në kohën e komunizmit dhe pronarët më tej, u hodhën rrugëve të pashpresë apo nisën kalvarin e burgjeve dhe internimeve.

Në dëshmitë e tyre, shumë familjarë që provuan dhunën komuniste, që ju përvetësuan pronat dhe shtëpitë, e dëshmojnë momentin e nxjerrjes nga banesa me forcë, si një nga momentet e vështira të persekutimit të gjatë, që do të vijonte me dekada. Por, përveç dëshmive të tyre, nuk kishim hasur deri më sot, një prej shkresave me të cilët njerëzit e regjimit “trokisnin” në derë dhe pasi jepnin urdhrin, nisnin bastisjen e gjithçkaje. Siç duket, edhe në këtë tip njoftimi apo urdhri, nuk vihet në diskutim asgjë tjetër veç faktit të kryer të lirimit të banesës “me urgjencë”.

E sjellim më poshtë të plotë këtë shkresë të rrallë të vitit 1946, si një dëshmi e bastisjes së pronës private nga regjimi komunist.

Republika Popullore e Shqipërisë

Komiteti ekzekutiv K.N.C.iN/ Prefekturës së Durrësit

Kryesija

Nr.1942/30

Durrës, më 6  Maj 1946

Urgjente

Qytet:

Mbasi shtëpia e juej nevojitet për organizatën e grues Antifashiste të prefekturës, mbrenda datës 11.V.1946 duhet ta lironi.

Mos-lirimi i shtëpisë në datën e caktueme  do të shkaktojë marrjen e masave.

P.Komitetin ekzekutiv të këshillit popullor të  N/prefekturës së Durrësit

Sekretari Andrea Mema

Kryetari Nikolla Tirana

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.