Erdhi nga Kaukazi, mposhti grekët në Gjirokastër, u vra nga komunistët pas çlirimit

0
188
blank

Nëse përmendet emri Javer Hurshiti, në mënyrë të natyrshme mendja të shkon në luftën kundër forcave paraushtarake greke, në luftën e Vlorës, apo të politikanit që në karrierën e tij kaloi në poste të rëndësishme si ministër kulture, apo zëvendësministër i drejtësisë. Ai lindi në Kaukaz më 1880 dhe në moshën 5-vjeçare familja e tij kthehet në Shqipëri. Rritet dhe edukohet nga Maliq Pashë Libohova, i cili nuk u kursye aspak për djaloshin që ra në sy për formimin intelektual. Javer Hurshiti kryen studimet e larta në shkenca politike administrative në Stamboll dhe ishte zotërues i disa gjuhëve të huaja.

Shumë shpejt iu desh që të përballet me vështirësi të mëdha për kohën që kalonte vendi dhe Hurshiti nuk u kursy në luftën kundër forcave paraushtarake greke të cilët nën ushtrimin e dhunës dhe masakrave mbi popullsinë civile në vitet 1911-1914, kërkonin të merrnin zonën e Gjirokastrës, Korçës apo Himarës. Për shkak të ndikimit të tij, internohet në fshatrat e Korfuzit. Gjatë luftës për pavarësi dhe çlirim ishte mik me Çerçiz Topullin, Muço Qullin apo edhe Atë Gjergj Fishtën. Gjithashtu kishte lidhje me nismëtarin e Shpalljes së Pavarësisë dhe kryeministrin e parë të Shqipërisë së Pavaruar Ismail Qemalin, pasi ishte krushku i tij.

Më 1920 - 1925 vijoi karrierën si kryetar i bashkisë së Gjirokastrës. Më 1924 dhe më 1925 qe zëvendësisht prefekt në Gjirokastër. Më 1925 deri më 1936 u zgjodh deputet i po kësaj prefekture. Më 1929 qe delegat në Kongresin e Bektashijve. Më 1936 - 1939 qe caktuar si prefekt (i klasit të parë) në Shkodër. Më 1940 - 1943 qe anëtar i Këshillit të Shtetit dhe më 1943 qe ministër sekretar shteti i Kulturës Popullore dhe zëvendësisht ministër sekretar shteti i Drejtësisë. Më 1943 - 1944 qe inspektor i përgjishëm i Këshillit të Ministrave. Ka qenë deputet i Gjirokastrës me 1925 dhe ka mbajtur më pas poste të larta shtetërore, dhe zëvendësministër i Drejtësisë dhe Ministër i Kulturës.

Fundi i karrierës dhe i jetës së tij do të përfundonte më 14 prill 1945. Arrestohet dhe emri i tij u përfshi në listën e të akuzuarve si kundërshtarë të regjimit komunist dhe është një prej të dënuarve nga i ashtëquajturi “Gjyqi Special”. Procesi i njohur nisi më 1 mars deri në 13 prill 1945. Në fund, 60 nacionalistë të akuzuar si kriminelë të luftës u dënuan rëndë; 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm dhe të tjerët me burgime të ndryshme. Trupi gjykues përbëhej nga kryetar gjeneral lejtnant Koçi Xoxe (teneqexhi, me 5 klasë shkollë), dhe anëtarët: kolonel Hysni Kapo, nënkolonel Beqir Balluku, kapiten i Parë Hajdar Aranitasi, partizan Gaqo Boboshtica, dr. Medar Shtylla; Faik Shehu, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar; Halim Budo, gjykatës, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë; Gaqo Floqi, gjykatës. Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu, gjeneralmajor. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special për kriminelët e luftës edhe Bilbil Klosi, major Gjon Banushi dhe major Haki Toska. Intelektuali dhe patrioti i njohur Javer Hurshiti u dënua me vdekje pushkatim dhe më 14 prill një togë pushkatimi i mori jetën një prej emrave të njohur dhe politikanit të karrierës në Shqipëri.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here