Historia tragjike e Dom Engjëll Kovaçit, e rrëfyer nga banorët e fshatit Koman

0
284
blank

Si e vrau Sigurimi i Shtetit priftin, duke e akuzuar për një vasjen që vetë sigurim e kishte kryer dhe burgosja e motrës, Angje Kovaçi.

Zef Ndoci, është një ndër banorët e moshuar të fshatit Koman. E ka jetuar kohën para vitit 1967, kur ende nuk kishte nisur lufta e komunistëve kundër klerit katolik në Shkodër. Kur e pyet Zefin për dom Engjëll Kovaçin, sytë i ndrisin sepse në mëndje i vijnë ditët e fëmijërisë dhe përkujdesja e priftit të dashur për banorët e atij fshati. Pastaj sytë e vegjël të Zefit marrin një pamje tjetër ku lexohet dhimbja e më pas mbyllet e gjitha me fjalët: i shkreti dom Engjëll... e vranë e përgojunë... eh kur e kujtoj.. isha fmi, na donte e na mësonte në fëmijëve, i ndihmonte prindrit tanë me sa mundej.... po e vranë komunistat pabesisht".

Edhe Ndoc Selimi e mban mënd edhe pse ishte më i vogël kur Dom Engjëll Kovaçi ishte famulltari i kishës katolike në Koman. Ndoci e ka rrëfyer me një mesazh në profilin e tij në facebook, historinë e priftit të Komanit. Ndoci e mban mënd mirë priftin shumë të dashur e të respektuar të atyrë anëve. Dom Engjël Kovaçi jetoi dhe shërbeu në fshatin Koman për disa vite, ku dhe la pas emrin e tij shumë të respektuar, të cilin e nderojnë edhe sot banorët e asaj zone. "Gjurmet çojne në qelë", ishte një roman i prodhuar nga propaganda komuniste në 1957. Romani i kushtohej një historie të sajuar nga Sigurimi i Shtetit, ku personazh ishte një prift dhe familja e tij. Është fjala për historinë tragjike të Dom Engjëll Kovaçin, famulltar i Kishës së Komanit dhe fshatit Qelëz në Pukë.

Ngjarja

Ishte viti 1957 kur Dom Engjëll Kovaçi, pas shërbimit disavjeçar në famullinë e Komanit, u transferua në famullinë e fshatit Qelëz. Ato fillime të shërbimit të tij në atë fshat ndodhi një vrasje. I vrari quhej Mark dhe ishte punonjës i sigurimit të shtetit në atë zonë. Viktima u gjet i vrarë pikërisht në vendin ku edhe ai kishte kryer një krim, kohë më parë. Sigurimi i shtetit, akuzoi dom Engjell Kovaçin për këtë vrasje. Edhe pse prifti ishte në udhëtim, qysh një ditë më parë në drejtim të Iballës, një fshat tjetër i Pukës, Sigurimi i Shtetit nuk pranoi si provë. Kishte dëshmitarë që e provonin praninë e Priftit në Iballë në atë kohë që kishte ndodhur vrasja në Qelez.  Akt akuza ishte denigruese pë priftin  pasi aludohej se Dom Engjëll Kovaçi, me anë të së motrës, Angje Kovaçi, kishte tërheqë drejt qelës, kishës,  operativin e sigurimit për ta sjellë në pritë të disa malësorëve të atyrë anëve që ishin ënhasmëri me viktimën. Sipas dëshmive të sotme të fshatarëve qelzorë, pikërisht në ditën e vrasjes së operativit, ishin parë disa sigurimsa në afërsi të fshatit Qelëz, atje ku ndodhi vrasja. Ata rëfejnë se kishte qënë bashkë me ta edhe vetë kryetari i degës së punëve të brendshme të Pukës, Medin Bilbili. Të moshuarit e atij fshati e mbajën mënd mirë atë histori dhe rrëfejnë se gjithë kjo histori ishte një strategji e përgatitur mirë dhe një lojë në shërbim të rendit komunist dhe te diskriminimit të kishës katolike.

Manipulimi

Në kulmin e torturave çnjerzore, kur dom Engjëll Kovaçi po jepte shpirt, hetuesit të kryesuar nga  i tmerrshmi, Ilmi Saiti, i morën një firmë priftit thuajse të vdekur, për të vërttuar aktakuzën e tyre të sajuar. Kjo histori e sajuar dhe firma e priftit e vendosur dhunshëm në akuzën e rreme, do të përdorej më pas si propagandë nga komunistët për të denigruar klerin katolik në mbarë Shkodrën.

Kur po bëhej gjyqi në Shkodër, e motra e dom Engjëllit, Angje Kovaçi, nuk e duroi skenarin e urryer të sigurimit dhe reagoi në sallën e gjyqit duke kundërsntuar akakuzën, brenda së cilës kishte gjithfarëlloj sajesash të pandodhura kurrë në atë krahinë.  Më sa fuqi kishte uluriti në mes të sallës së gjyqit duke tentuar ta binde popullin e mbledhur atje për të parë skenarin komunist, se po mashtrohej populli me qëllim për të denigruar klerin katolik. E motra e dom Engjell Kovaçit, ia doli ta ndërpresë atë gjyq por nuk mundi të ndalë dorën gjakatare të diktaturës e cila e dënoi me vdekje dom Engjëll Kovaçin. Angje Kovaçi, u dënua me 25 vjet burg me vendim te dates 13/12/ 1958.

Bariu shpirteror i Komanit e më vonë i katundit Qelez dom Engjell Kovaçi (1920 - 1958) denohet me vdekje ne moshen 38 vjeçare me vendim N° 12 dt 10/11/58 dhe pushkatohet pas tre ditesh per nje krim qe kurre nuk e kishte kryer.

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here