Ja 40 kampet ku u shfrytëzuan të burgosurit dhe të internuarit nga 1944 deri 1955

0
492
blank

Dokumenti i qeverisë amerikane mbi punën e detyruar në Shqipëri, zbardh hartën e vendosjes së tyre, të dhëna mbi llojin e punës së detyruar, kushtet e vështira dhe numrin e të burgosurve dhe të internuarve që ishin izoluar dhe shfrytëzoheshin në to…

Një listë prej 40 kampesh pune të detyruar, ku regjimi komunist shfrytëzonte punën e të burgosurve politikë dhe të të internuarve, listohet në një raport të qeverisë amerikane të vitit 1955. Raporti do të diskutohej në mbledhjen e OKB-së. Lista e kampeve na zbulon eksaktësisht vendet ku u shfrytëzua krahu i punës së të dënuarve politik në Shqipëri. Shtrirja e tyre është pothuajse në gjithë Shqipërinë, duke shenjuar 40 pika në hartën e vendit, të cilët sot minimalisht duhet të kishin nga një vend përkujtimi në shenjë nderimi për punën nën sakrifica të mijëra të dënuarve politik që vuajtën nën regjimin komunist.

Lista e 40 kampeve të punës së detyruar pajiset me shënime plotësuese mbi llojin e punës që është bërë si dhe numrin e të burgosurve a të internuarve, që vuajtën dënimin absurd në këto kampe.  Më poshtë, en.kujto.al e sjell të plotë këtë dokument dhe faksimilet e tij.

Burgjet Politike dhe kampet e koncentrimit në Shqipëri 1944 -1954

1) Kamzë

Numri i pjestarëve: 500- 1.100

Një 60 përqind janë gra e fëmijë. Pjesëtarët punojnë në  fermën shtetnore ylli i kuq dhe fabrikën e tullave aty afër

2) Valias

Numri i pjestarëve: 1.500

Pjestarët janë  ish-oficerë dhe nënpunës qeveritarë si dhe familje t’atyre që kanë kaluar në Perëndim.

3) Cërrik

Numri i pjesëtarëve: 500

Pjesëtarët e këtij kampi punojnë në rafinerinë e madhe të vajgurit që po ndërtohet.

4) Maliq

Numri i pjesëtarëve: 800 -2.300

Pjesëtarët kanë punuar në tharjen e liqenit të Maliqit, shumë janë varrosur të gjallë në projekt

5) Burrel

Numri i pjesëtarëve: 3.600 -4.000

Kjo koloni penale përbëhet nga ish oficerë të naltë të vendit para luftës. Shumë kanë vrarë vehten.

6) Vloçisht

Numri i pjesëtarëve: 1.200 – 1.400

Ky njihet si “Kampi I vdekjes” për arsye të konditave të tmerrshme pune e jetese.

7) Pojan

Numri i pjesëtarëve: 1.400 -1.600

Në këtë kamp gjithashtu shkalla e vdekjes  është e naltë për arsye të konditave të tmerrshme pune në projektet e kanalizimit.

8) Tepelenë

Numri i pjesëtarëve: 450 -2.800

Gati gjithë pjestarët e këtij kampi ajnë familje nga veriu I Shqipërisë. Shkalla e vdekjes është shumë e naltë.

9) Fier

Numri i pjesëtarëve: 140

Pjestarët në këtë kamp punojnë në projekte tharje e kanalizime.

10) Roskovec

Numri i pjesëtarëve: n.a.

Projekte tharje

11) Beden i Kavajës 1.700 – 2.000

Pjestarët punojnë në projekte vaditje dhe reklamacioni dhe në tharje kënetash.

12) Bishqem

Numri i pjesëtarëve: n.a.

Pjestarët punojnë në fermë shtetnore dhe në rrugët.

13) Ura vajgurore

Numri i pjesëtarëve: 500-1.500

Pjestarët punojnë në ndërtimin e aerodromit të madh e në projekte industriale e bujqësore.

14) Berat

15) Porto Palermo

Numri i pjesëtarëve: 150

Pjestarët punojnë në fortifikimet bregdetare.

16) Vlorë

Numri i pjesëtarëve: 350-600

Pjestarët ndërtojnë rrugë dhe fortifikate dhe punojnë në fermën shtetnore të Llakatundit.

17) Krujë

Numri i pjesëtarëve: 500-650

Ndërtim rrugësh, prerje lëndë drusore dhe punë bujqësore

18) Shijak

Numri i pjesëtarëve: 100

Kryesisht punë bujqësore.

19) Lushnje

Numri i pjesëtarëve: 1000

Pjestarët janë të gjithë gra, ish mësuese shkolle dhe profesioniste, ndërtojnë rrugë e bëjnë uniforma ushtarake

20) Rrogozhinë

Numri i pjesëtarëve: n.a.

Pjestarët punojnë në kanalin vaditës Peqin – Kavajë ën kondita tmerronjëse

21)  Sukth

Numri i pjesëtarëve: 600

Punojnë në fermën shtetnore “8 nëndori”

22) Skodër

Numri i pjesëtarëve: 2.720

Projekte bujqësore e industriale dhe ndërtim fortifikatash

23) Himarë

Numri i pjesëtarëve: 200

Kryesisht punë bujqësie dhe fortifikime bregdetare

24) Korçë

Numri i pjesëtarëve: 450 -1.500

Kanalizime dhe projekte tharje.

25) Kavajë

Numri i pjesëtarëve: 3.500

Ndërtimi i kanalit  vaditës Peqin Kavajë 37 km dhe punë bujqësie.

26) Elbasan

Numri i pjesëtarëve: 400 -800

Projekte bujqësie dhe tharje

27) Peqin

Numri i pjesëtarëve: 90

Ndërtim rruge dhe projekte vaditje.

28) Tiranë

Numri i pjesëtarëve: 600 - 3500

Projekte industriale, ndërtim rrugësh dhe kanalizime

29) Gramsh

Numri i pjesëtarëve: 800

Kryesisht punë bujqësie

30) Sarandë

Numri i pjesëtarëve: 260

Fortifikata bregdetare, projekte vaditëse.

31) Petrelë

Numri i pjesëtarëve: n. a.

32) Shushicë

Numri i pjesëtarëve: n. a.

33) Kafaraj

Numri i pjesëtarëve: n.a.

34) Shtyllas

Numri i pjesëtarëve: n.a.

Kryesisht ferma shtetnore të bulmetit

35)Gjirokastër

Numri i pjesëtarëve: 260-1200

Projekte industriale dhe bujqësore

36) Durrës

Numri i pjesëtarëve: 600-800

Pjestarët punojnë në projekte të ndërtimit të portit

37) Lesh

Numri i pjesëtarëve: 80

Kryesisht punë bujqësore

38) Tropojë

Numri i pjesëtarëve: 180

Kryesisht punë bujqësore

39)Rembec

Numri i pjesëtarëve: n.a.

Projekte tharje e punë bujqësore

40) Kakariq

Numri i pjesëtarëve: n.a.

Projekte kanalizimi dhe vaditje

 

--------------------------

  • Në disa raste tregohet numri më i vogël e më i naltë i pjestarëve në cdo institucion. Numri i pjestarëve ën disa kampe nuk ka qenë zbuluar kurrë,

 

 

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here