Betimi i Mehmet Shehut: “Kur të shkojmë në veri do të marrim hakën, nuk do lëmë shtëpi e njeri në këmbë…”
Është një trakt i vitit 1944 i shpërndarë nga komunistët e etur për gjak malësorësh që nuk e pranuan që në fillim diktaturën komuniste. Dokumenti i publikuar nga studiuesi kastriot dervishi e dëshmon edhe një herë elementin e pranisë së luftës civile të nxitur nga komunistët gjatë asaj që ata i thonë Lufta Nacional-Çlirimtare që ën shumë raste na shfaqet si luftë vëllavrasëse. Për ta ilustruar këtë trakt komunist, ribotojmë edhe letrën e Mehmet Shehut kur betohej se: kur të shkojmë në Veri, nuk do lëmë njëri më këmbë… të gjtihë do ti vrasim.
Është një dokument i dhjetorit të vitit 1943, kur Mehmet Shehu betohet kështu: “Kur të shkojmë në veri do të marrim hakën, nuk do lëmë shtëpi e njeri në këmbë…”
Në letrën e Liri Gegës, anëtare e Shtabit të Përgjithshëm të LANÇ, drejtuar komandatit Ramadan Çitaku, evidentohen masakrat e komunistëve edhe në vende të tjera, ku vepronin brigadat partizane. Bëhet fjalë për djegie shtëpish, masakrime të banorëve të fshatrave të ndryshme dhe vrasje pa gjyq nën pretekstin e bashkëpunimit me pushtuesin. Veç kësaj në letër ka detaje të shthurjes së brigadave partizane gjatë kësaj kohe, për dezertime e tradhëti mes tyre, të cilat kanë çuar në jo pak raste, në numër të madh partizanësh në pritë me armikun e ku kanë mbetur të vrarë pabesisht.
Më poshtë botohen pjesë të zbardhura të letrës së anëtares së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare drejtuar një tjetër anëtari shumë të rëndësishëm të këtij Shtabi, Ramadan Çitakut. Njëkohësisht botohet e plotë faksimilja e letrës e marrë nga Arkiva e Shtetit.
I dashur shok Bacë
Sot mora letrën tuaj e po ju përgjigjem menjëherë pasi këtu korrierët thonë se duhet të kthehen shpejt. Do të shikoni letër vetëm nga mua pasi shokët e tjerë u larguan që në mëngjes e nuk janë këtu.
Ti më shkruan për çështjet e shtabit të brigadës së IV sulmuese. Për këtë ke të drejtë pse nuk mund të bëhet një ndërrim i atillë nga ana e shtabit të përgjithshëm pa shënuar edhe gjithë ato që thua ti. Por unë iua shkrova një herë për të marrë mendimin tuaj e pastaj do t’ia paraqitnim të gjitha shtabit të përgjithshëm. Nga ana tjetër edhe po të dëshironim nuk do të mundnim tashti për tashti, me dhjetë ditë pune të konstatonim të gjitha të metat politike e ushtarake, vërejtejen e tyre në partizanë etj etj…
Unë konstatoj këtë gjë si të gjithë shokët, se fajtor për këtë shpërndarje është shtabi i brigadës. Pse nuk është puna këtu për një situatë kaq të vështirë, saqë forcat të demoralizohen, shokët të humbasin perspektivën dhe të dezertojnë.
Besniku që ishte me ta thoshte se partizanët edhe kur ishin 170 veta, me Pëllumbin e besnikun kanë luftuar. Shtabi nuk ka qënë të kontrollojë forcat edhe kur kanë qënë kur është bërë ndarja e forcat nuk kanë mundur të marrin asnjë lidhje me ta. As sot, asnjë batalion nuk mban lidhje me tjetrin. Partizanët nuk kanë besim te Nexhipi, biles as nuk flasin mirë për të. Nga ana tjetër edhe me pëllumbin që bisedova më tha se kështu nuk mund të vazhdohet….
…Gjendja e brigadës tashti është kjo: Ajo pjesa që kishte mbetur me pëllumbin, e që i takoi Besniku është duke shkuar në drejtim të Mokrës. Atje ka gjetur dy brigada të shpërndara më parë. Nexhipi u dërgua të mblidhte forcat në qarkun e Beratit dhe të Korçës. Por na informon se një Batalion ishte nisur nga Berati dhe kishte marrë drejtim nga Dangëlli (atje kishte shkuar komandant batalioni ai që ka qënë te brigada e parë) dhe në për ato forca ende nuk dimë asgjë… për ato që do të vinin nga Devolli shkruan Tekiu, pasi pritej të vinin nga Devolli, ato kanë rënë në përpjekje me armikun…”, është e natyrshme bacë se aty ku u futën ata në atë zonë aq të ngushtë do të takoheshin patjetër me armikun. Akoma nuk dimë gjë për ta…
…gjatë pak ditëve që ndëjta me brigadën e i pashë se jo vetëm partizanë por dhe në shokë e bile në përgjegjësa, ishte një tendencë anarshizmi, sidomos përsa i përket qëndrimit e masavet me popullin; në Polis e të tjera vënde kanë djegur dhe shtëpi të popullit e u kanë marrë bagëtinë, tashti na vinë na i kërkojnë të shoqëruar me letra nga Elbasani se këta njerëz nuk kanë qenë reaksionarë. Të gjithë ishin të influencuar nga Mehmeti dhe fjalët e tij i kishin marrë si direktiva, ky kur ishte kthyer nga Tirana pak më vonë në konferencën e brigadës u kish thënë se ne kur të shkojmë në veri do të marrim hakën, nuk do të lëmë shtëpi e njeri në këmbë…”, shkruan ndër të tjera Liri Gega për Ramadan Çitakun.
In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.