Kokalarët, gjirokastritët e ditur dhe patriotë që u eleminuan nga Enver Hoxha

0
233
blank

Me familjen Kokalari, Enver Hoxha njihej mirë. Ata banonin jo vetëm në të njëjtin qytet, por shpesh i lidhte puna që të ndanin arsimimin, tregtinë, apo jetesën në komunitet.  Urrejtja e Enver Hoxhës për njërëzit më të ditur të Gjirokastrës ishte e dukshme dhe që nga koha e luftës, nisi të ekzekutonte disa prej personaliteteve të kësaj zone. Më pas faza e dytë e terrorit ishte po aq e egër, ku nuk u kursyen aspak dënimet me vdekje, burgosjet me shumë vite dhe persekutimet e tyre, familjarëve e madje edhe gjithë fisit. Kjo ndodhi edhe me familjen Kokalari. Ndër të parët që e pësoi me jetë, ishte Salim Kokalari, i cili studio në Paris dhe më pas u kthye në vendlindje. Me hapjen e Liceut Francez në Gjirokastër në vitin 1923, Salimi ishte në përbërjen e stafit të parë pedagogjik. Në fillim të vitit 1940 dhe në vijim ishte një nga mbështetësit e Luftën Nacional-Çlirimtare.

Zgjidhet deputet në vitin 1945 dhe pozicionohet në grupin opozitar të deputetëve. Ky ishte momenti kur Enver Hoxha dhe një grup i ngushtë i Byrosë Politike, vendosën që të bënin spastrimin e parë, duke dënuar deputetët opozitarë. Salim Kokalari ishte ndër emrat të cilët u dënuan me vdekje, sipas vendimit nr. 187 date 27.09.1947. u akuzuan sit ë lidhur me agjenturat e huaja, dhe veçanarisht me misionin amerikan në Shqipëri. Në procesin e stisur gjyqësor për ta u ngritën akuza të sajuara, me pretendimin se kanë organizuar mbledhje të fshehta me qëllim rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Ndër “organizatorët e puçit” konsideruan edhe Salim Kokalarin. Deputeti Kokalari, bashkë me 15 kolegë të tjerë që u dënuan me vdekje bëjnë tentativën e fundit për t’iu falur jeta, por gjithçka tashmë ishte e volusor nga urdhri i Enver Hoxhës. Për një muaj që nga momenti i shpalljes së vendimit të Gjykatës së Lartë qëndruan në burgun e Tiranës, në pritje të zbatimit të vendimit të ekzekutimit të tyre.

Secili nga të dënuarit me vdekje dërgoi në organet më të larta të shtetit dhe kryesisht në Kryesinë e Asamblesë Kushtetuese, (anëtarë të së cilës deri pak kohë më parë se të dënoheshin kishin qenë edhe ata vetë), kërkesat për falje të tyre. Deri në momentet e fundit nuk i kishin humbur shpresat për falje nga ish-kolegët e tyre parlamentarë. Megjithatë, ajo nuk u realizua kurrë. Ka qenë një shkresë e nisur në drejtorinë e burgut ku ata ishin të izoluar, e firmosur nga Sekretari i Presidiumit, Sami Baholli, e cila u bënte të ditur refuzimin e lutjeve të tyre për t’u dhënë mundësinë për të jetuar. Shkresa mban datën 9 tetor 1947, e regjistruar me numër 180 të regjistrit të Parlamentit të atij viti. Në këtë mënyrë, Kokalari shkoi para togës së pushkatimit. Më 10 tetor 1947 e ekzekutuan dhe më pas trupin e hodhën pranë Lumit të Tiranës. Tragjedia e familjes Kokalari nuk mbyllet vetëm me jetën e deputetit opozitar, pasi pjesa tjetër e familjes kaloi nga gjyqet e tmerrshme të regjimit. Ndër emrat e njohur që kurrë nuk iu nënshtrua Enver Hoxhës, ishte edhe mbesa e Salimit, intelektualja e njohur Musine Kokalari. Ai kaloi peripeci të shumta në burgje dhe internim dhe vdiq e internua në Rreshen, duke i mohuar edhe shërbimin shëndetësor. Përveç saj edhe familjarë të tjerë të familjes dhe fisit Kokalari kaluan në kalvarin e tmerrshëm të persekutimit dhe vuajtjes si “armiq të popullit”.

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here